A e prek 'vetëfajësimi' i McGonigal, Edi Ramën?

A e prek 'vetëfajësimi' i McGonigal, Edi Ramën?

Nga Bledian Koka - 22/09/2023

Në vendin tim, e në vendin tënd!

Ish-kryeagjenti i FBI-së së Nju Jorkut ka pranuar se ka kryer faj duke u korruptuar nga një ish agjent shqiptare (Agron Neza) duke kryer aktivitet të paligjshëm me një person biznesi (Dorian Duçka) dhe ka qenë përcaktues në hetimet për të goditur partinë kryesore të opozitës (përmes 14 takimeve me Edi Ramën)!

Në një vend normal, drejtësia (shqiptare në këtë rast) do të duhet menjëherë të merrte në pyetje; 1) Edi Ramën për konspiracion kundër opozitës së vendit dhe korrupsion, 2) Dorian Duçkën, për korrupsion dhe konspiracion kundër interesave të vendit, 3) Agron Nezën për spiunazh në dem të interesave kombëtare dhe korrupsion në dëm të burimeve kombëtare natyrore!

Marrja përsipër e fajit nga ana e Charlie Mcgonigal automatikisht ngarkon me përgjegjësi ligjore te 3 personat e mësipërm që nuk janë fryt i imagjinatës, por janë të zezë në të bardhë mu ne dosjes hetimore me të cilën ish-kryeagjenti i FBI-së prite të dënohet tashmë deri në 5 vite burg!

p.s...kaq si fillim!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco