Si u hakmor ushtria shqiptare ndaj NATO-s pse nuk zgjodhi Ramën Shef

Si u hakmor ushtria shqiptare ndaj NATO-s pse nuk zgjodhi Ramën Shef

Nga Hysni Gurra - 05/08/2023

Në prill të viti 2022, faqet e para të mediave në gjithë hapësirën shqiptare, por edhe ato të Beogradit u mbushën me një lajm bombastik, “Edi Rama, Shef i NATO-s”.

Lojën e kishte nisur një akademike gjermane, Suzana Starikov, e cila shkruajti në Twitter, me 1 prill 2022 se: “Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”

Mediat shqiptare shpërthyen nga entuziazmi dhe jo vetëm konfirmuan dorën që i ushqen si Shef të NATO-s, por menjëherë filluan të lëpijnë edhe dorën e re që do t’i mëkonte, caktuan se zëvendësi i Ramës si kryeministër do të ishte Erion Veliaj.

Për këdo që e di se si funksionon media në Shqipëri, e di se shumicës ua mban dorën Rama dhe Veliaj kur shkruajnë, e kuptojnë fare lehtë se kjo rrenë nuk u parandalua qëllimisht nga Rama dhe Veliaj. Por u la të qarkullojë.

Gënjeshtra e “zezë” e Suzanës u duke se u sqarua, por nuk ka qenë kështu për të gjithë.

Ndodhitë e fundit trefojnë se Ushtria Shqiptare e ka pas besuar lajmin si të vërtetë.

Ushtria ka qenë në pritje të zyrtarizimit të Ramës. Kur para disa ditësh doli një tjetër lajm zyrtar se Jens Stoltenberg u rikonfirmua edhe për një mandat tjetër si Shef i NATO-s, duket se ushtria jonë, anëtare e NATO-s nuk e ka pritur mirë këtë lajm të zi dhe ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë hakmarrjeje ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në repartin e sigurisë së lartë në Zall Herr shefat e komandës kanë vendosur të mbjellin parcela me kanabis midis repartit.

Një sfidë e hapur ndaj NATO-s kjo dhe hakmarrje tipike ushtarake. Meqë vende për të pushtuar s’ka, mbjellim drogë, atë që NATO-ja e ka alergji.

Megjithatë zërat që kërkojnë dorëheqjen e Niko Peleshit nxitohen. Qeveria Rama dhe Niko Peleshi kanë mbështetjen e plotës të Amelikës. Vetë ua bëri borxh NATO-ja që u hëngri llafin dhe nuk bëri Ramën Shef, të mbusheshin të gjitha bazat e NATO-s nëpër botë me bimën mrekullibërëse.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kosta05/08/2023 15:15

Nuk eshte per tu habitur se edhe NATOn, Sorosi dhe banda e tije e stermadhe, e drejton. Habia e madhe do te shperthei ne radhet e Kumbareve te MAFIA boterore, nga fillimet e kesai organizate kriminale dhe deri ne oret e tanishme se Edi Rama, do te jete i vetmi Kumbar i MAFIAs qe i ka ngjitur shkallet e karieres, jo vetem si kryeministri i pare deri tani, i dale nga radhet e Kumbareve te MAFIAs por edhe se drejtoi OSBEn apo arriti te mbai fjalime ne OKB. Nga radhet e Kumbareve te MAFIAs neper bote, vetem Eskobari, Kumbari i MAFIAs Kolumbiane, arriti te futet ne Parlamentin Kolumbian dhe mundi te qendroi atje i ulur, per vetem 20 minuta dhe u nxore jashte, gati me shqelma, nga deputet e tjere. E pra, kjo gje nuk ndodhe ne parlamentin tone, perkunder e duartrokasin me ovacione. Keshtu si ka mare politika dhe qeverisja e Botes, nuk duhet te habitemi kur Kumbari i MAFIAs shqiptare te ulet ne kolltikun e Sekretarit te Pergjithshem te NATOs.

Shto koment

Denonco