Ushtria e NATO-s mbjell kanabis!

Ushtria e NATO-s mbjell kanabis!

Nga Andi Bejtja - 05/08/2023

Shoh jo pa trishtim që lajmi i sotëm, që në një repart ushtarak në Zall Herr është mbjellë kanabis, po kalon më shumë si lajm rozë, kur në fakt është lajmi më i zi i mundshëm...

Lajmi bëhet akoma më i zi kur ke parasysh që jemi ushtri e një vendi anëtar të NATO-s dhe reparti ndodhet shumë pak kilometra larg kryeqytetit...

Pas bashkëpunimeve të konfirmuara të policisë me kriminelë dhe për vrasje, pas emaileve të Zotos dhe Mërtirit në çdo institucion, duke e kthyer gjithë shtetin në rrobaqepës me porosi të tyre, vjen dhe kjo: kanabis në reparte ushtarake.  Degradim më të madh të Shtetit dhe Republikës nuk ka... nuk ka pasur ndonjëherë e nuk besoj të ketë.

Tashmë ka mbetur vetëm për të mbjellë kanabis në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes apo dhe në Ambasadat e Shqipërisë nëpër botë...

Dhe sërish do dëgjojmë refrenin: “Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne, nuk ka”.

Jo, më keq se ju nuk ka...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco