Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Rilindja si incinerator, të gjiitha rrugët të çojnë tek Edi Rama

Rilindja si incinerator, të gjiitha rrugët të çojnë tek Edi Rama

Nga Avni Nezaj - 14/07/2023

Parlamenti ka hequr imunitetin e ish zëvendëskryeministrit, ish ministrit, ish drejtuesit të lartë shtetëror të rilindjes i akuzuar për korrupsion që ka lidhje me aferën shumë milonë euroshe të inceneratorëve. Arben Ahmetaj njihej si njeriu i besuar i Edi Ramës.

Akuza e ngritur ndaj Ahmetaj nxori në tepsi edhe emra të tjerë të rilindjes që e kanë ngjyer gishtin në paratë e vjedhura nga inceneratorët që nuk ekzistojnë askund por që për to paguhet edhe pse “pronarët” janë në kërkim ndërkombëtar, edhe pse për to janë në pranga disa dhjetëra persona, ish ministra, ish deputetë rilindas, apo funksionarë të lartë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë që ish zëvendëskryeministri tashmë në arrati është i “prangosuri i radhës”.

Kur nisi hapja e fletëve të skandalit nuk kuptohej qartë skema mafioze e cila rezultoi në një ndërmarrje përfekte kriminale që menaxhohej nga Rilindja e me siguri të plotë edhe më leje te Edi Ramës. Një ndërmarrje që jepte para për mediat. I blinte ato që të bënin lirshëm propagandën e qeverisë.

Një ndërmarrje kriminale që mbante të lidhur përqark vetes të gjithë drejtuesit e Rilindjes. Emrat që janë arrestuar por veçanërisht emrat që kanë dalë ditët e fundit tregojnë se çfarë insinerimi ka ngritur rilindja për të grabitur paratë e shqiptarëve.

Mediat e blera mbrojnë politikat e Edi Ramës pra një shteg që të çon të kryeministri. Ai bën projektet e propagandës.

Arben Ahmetaj është i “arrestuari” në arrati, njeriu me i besuar i Edi Ramës që ka marrë përsipër të firmosen 17 shkresa zyrtare pa asnjë relacion shoqërues që kjo aferë të marrë dritën jeshile që vjedhja të jetë përfekte. Serish edhe ky shteg të çon tek Edi Rama i vetmi që kishte pushtet të impononte këto firma në kohë rekord. Ukrainës që të firmoste dhe miratonte urdhrat e mobilizimit të madh që të mbronte kombin ju deshën 24 orë të plota. Dhe ishte në luftë. Edi Ramës 8 orë. Bandë hajdutësh.

Shtegu i hajnisë përforcohet edhe më shumë nga frika e SPAK kur piketon të hetuarin e radhës. I bie aq rrotull Edi Ramës dhe Erjon Veliajt sa nuk duket asgjë në horizont se ndonjë herë do të ketë akuza për organizatorët e “bankës korruptive të rilindjes”.

Kujdesi për të mbrojtur Ramën është sinjali se të gjithë rrugët atje të çojnë. Edhe lehësit mediatikë të Kryeministrit aty rrotullohen. Arrijnë deri atje se shikojnë në ëndrrat e tyre edhe opozitarë që kanë marrë pjesë në këtë skemë. Hajdutët bërtasin kur kapen në krim por sidomos në flagrancë.

Opozita ka kohë që nuk i ndahet kësaj afere. Një skandal që me ligjet e moralit demokratik duhej të kishte sjellë zgjedhje të parakohshme parlamentare sidomos pas “arrestimit” të Ahmetajt. Po nëse të gjithë rrugët e kësaj vjedhje monstruoze të çojnë tek Edi Rama ai nuk është i përshtatshëm që të pranojë kompromise për të lenë pushtetin as me zgjedhje të lira. Hajdutë profesionistë.

Kryetari i opozitës Berisha, ishte i qartë në deklaratat e tij se kjo është një ndërmarrje e Edi Ramës. Dhe me një vëzhgim të shkurtër del e njëjta gjë. Biles mundësia e gabimit është zero kur shikon falangat politiko – ekonomiko – mediatike se si jane lidhur dhe kanë funksionuar.

Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh që deri dje kishin blerë opozitën dhe ndërkombëtarët. Sot duket se ekuilibrat po ndryshojnë, opozita po bën detyrën e saj e jo atë të Edi Ramës dhe ndërkombëtaret po e kuptojnë pak e nga pak se çfarë është në gjendje të bëjë Ali Baba dhe banda e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco