Dora e ngrohtë e krimit!

Dora e ngrohtë e krimit!

Nga Klodian Tomorri - 08/07/2023

Ajo dora që godet me shkopin e bejzbollit dhe ai gishti që kërcënon në këmbëzën e pistoletës nuk janë të Rrajave. Ajo është dora dhe gishti i kryeministrit.

Të gjithë e dinë shumë mirë këtë. E di opozita. E dinë ata që nuk votojnë. E dinë dhe socialistët vetë. Fuqia e të fortëve dhe krimit që dhunon qytetarët buron nga lidhja e tij me qeverinë.

A mund të jetë rastësi fakti, që numri i deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të tjerë të lartë socialiste, që kanë rënë nga ligji i dekriminalizimit është më i madh se sa numri i dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste nacional çlirimtare? Jo, nuk është rastësi.

A mund të jetë rastësi fakti që Partia Socialiste futi numër dyshifror vrasësish, trafikantësh dhe përdhunuesish në Parlament? Jo. As kjo nuk është rastësi.

Shqipëria ka patur gjithmonë problem qeveritë që kanë përdorur krimin për qëllimet e tyre politike. Por tani problemi është shumë me i madh. Sot krimi është aksioner në pushtet dhe qeveria është autoriteti që drejton sindikatën kombëtare të krimit.

Të merresh nominalisht me të fortët që kanë pushtet është thjesht hipokrizi. Shqipëria sot ka një kupolë që administron, drejton dhe përfiton nga krimi. Ajo gjendet në godinën e qeverisë. Këta që dalin me hunj nëpër duar jane sikariot e kupolës. Domethënë instrumentat , përmes të cilit qeveria mban pushtetin dhe nënshtron Shqipërinë.

Dhe partneret ndërkombëtarë, veçanërisht ambasada amerikane, bëjnë mirë ta kuptojnë. Denoncimi, sanksionimi apo përmendja nominalisht e instrumentit të radhës nuk e zgjidh problemin. Kaq e thjeshtë është.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco