Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Klinton, dhurata e Soros-it për Edi Ramën

Klinton, dhurata e Soros-it për Edi Ramën

Nga Hysni Gurra - 03/07/2023

Në vendin e nderit gjatë vizitës së ish Presidentit Klinton në Tiranë ishte Alex Soros. Jo pa arsye. Filantropi politik Soros njihet për miqësinë që ka me Edi Ramën dhe me Klintonët. Kjo është dhurata që priste Edi Rama.

Është e habitshme se si gazetarë/moderatorë që kanë vite në këtë zanat bëhen kaq naivë dhe pyesin të ftuarit në studio: a ishte kjo dhuratë e qeverisë (amerikane) për Edi Ramën?

Ose janë njerëz që nuk e kuptojnë se si funksionon SHBA ose janë në hall të madh dhe duhet të bëjnë suflerin dhe të përsërisin mesazhin e qeverisë. Vetë Klinton në fjalën e tij e bëri të qartë se ishte një “qytetar privat” dhe nuk flet në emër të politikës zyrtare.

Një vizitë private e Klinton u shfrytëzua në maksimum si vizitë private nga Edi Rama.

I vetmi që i ‘prishi” festën e ditëlindjes private të Edi Ramës ishte Presidenti Begaj. Është i njohur në diplomaci togëfjalëshi “arsye shëndetësore”.

Bill Klinton ka marrë nga Presidenti Rexhep Meidani, dekoratën më të lartë që jep shteti shqiptar. Është absurde dhe pa kuptim një dekoratë tjetër nga kryeministri.

Prania e Alex Soros në Tiranë në vendin e nderit shpjegon edhe dhuratën për Edi Ramën.

Për më tej si drejtor protokolli Edi Rama nuk ja doli keq. Shfrytëzoi djemtë dhe vajzat e Kosovës si dekor, por nuk i bëri zemra të thoshte një fjalë sot në ndihmë të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco