4%-shi të mos e shohë veten 40%-sh por si të bëhet PD-ja maturisht mbi 50%!

4%-shi të mos e shohë veten 40%-sh por si të bëhet PD-ja maturisht mbi 50%!

Nga Basir Çollaku - 16/05/2023

Votimet mbaruan pasi ishin numëruar kokrrat e votave më herët. "Iranianët" e qeverisë në KQZ gjetën marifete elektronike e manuale dhe batërdia lejla thelloi zaptimin në Shqipëri. Kështu trishtuar nga dështimi rrënues, braktisur nga porositësi, 4 përqindëshi i vendit të katërt, mallkon 40 përqindëshin e vendit të dytë, pasi i shërbeu 56 përqindëshit të vendit të parë.

Partia Demokratike do dhe duhet të bëjë analizë elektorale. Përballë një dhune ekstreme ajo riktheu pluralizmin por ende nuk e ka shpëtuar atë. Rama drejtoi 3 qeveri të gjitha kundër opozitës, në këto zgjedhje, në të cilat mban të njëjtin post, drejtues. 

Qeverinë e parë. 
Ajo e mandatuar nga Parlamenti pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ajo përdori çdo qindarkë, pushtet, zyrë publike, punësime e legalizime, tenderime, favorizime drejtësie, çdo aset ekzistues. Polica u bë rojtare dhe transportuese e parave për blerjet e votave në të gjithë vendin.

Qeverinë e dytë.
Ajo e biznesit të madh, me një varësi e majmëri në oborrin e Ramës. Ata u deleguan nga Rama duke u ngarkuar bashki konkrete. Merrni bashkitë dhe pastaj bëjmë llogaritë. Dikujt i fal Velipojën, tjetrit Shëngjinin, brigjet e Durrësit, Lushnje e Fierit, Vlorës, Sarandës. Përdori qelitë për këtë arsye me Himarën, jo histori patriotizmi të shpikura me Greqinë, me të cilët ka ujdisur zonën detare ekonomike në errësirë informuese. Kullat e reja janë gati. Në Tiranë dhe ngado.

Qeveria e tretë.
Ajo e Mafias. Madje jo vetëm shqiptare, por përtej saj edhe Mafias ndërkombëtare. Zgjatohet në të dy qeveritë e tjera dhe ka ndikim detyrues mbi ta për çdo vendim. Pesha e tyre në qeverisjen vendore dhe qëndrore është bërë përcaktuese duke asgjësuar çdo qelizë ligjshmërie. Përfshirja dhe plani elektoral ka qenë i përbashkët. Rama mbetet regjia, kreu dhe aksioneri. 

Kandidatët e mazhorancës me 14 maj ishin filtruar nga këto tre qeveri me një Kryeministër të vetëm, Edi Ramën. Propoganda e Ramës, Bashës, Alibeajt dhe ndjekësve të tyre gjithnjë e më të pakët ishte çorba "non grata" ndaj Berishës, si pengesë elektorale jofituese. 

Historia antikomuniste me sigurimin mbi kokë ishte fyese. Dhe ves-shurdhër e gojë-heshtur, përtojnë argumentin, nuk na thonë si ka mundësi pëlqim-votimi për nongratën e Tomë Doshit dhe non gratën e Vangjush Dakos kryesues fitues, për kandidatë e këshilltarë, në Durrës, Shkodër e Lezhë, Malësi e Madhe e disa qarqe të tjera duke dalë edhe forcë e parë. 

Një mik i djathtë në Shkodër me tregonte se pas votimit nuk po hynte dot në rrugën për në shtëpi. Sepse një tank kishte parkuar si nesazh elektorsl. Policia i përgjigjej se nuk kishte psre asgjë në kontrollin e saj dhe pas gjysëm ore tankisiti dhe policia u morën vesh për pak amnisti qarkullimi. 

Ne Mat një mik i demokrat safi, më tregoi se kishin bllokuar një natë para zgjedhjeve një makinë policie duke shpërndarë para. Dhe pas rrethimit tonë erdhi makina e dytë e policisë për ta liruar nga ngujimi. Shembuj skëterre janë pafund, duke shembur fantazitë njeherësh dhe kursin e valutës. A ka në licencën e dyshimtë të Ramës për të marrë dhunshëm pushtet edhe oaze lindore nga Lindja?!?! Sigurisht.

Në këtë emergjencë Partia Demokratike, më saktë demokratët janë ndarë në vend të dytë dhe të katërt, para dhe pas Altin Qorrit. Diferenca tregon sasinë e korrektimit përkatës. Ata që kishin gjithçka, infrastrukturë ligjore, financa dhe vende në komisione e numërime morën asgjënë 4 përqind dhe e kundërta, të ndëshkuarit parazghedhorê rezistuan në masën e votuar 40 përqind. Kutitë e votimit janë mesazhe kokëfortë.

Kandidatët e "Berishës Primaret" ishin cilësorë përballë Ramës. Demokratët nuk duhet të rrokin armët politike kundër njëri tjetrit pas ndodhisë 14 majit. Belind Këlliçi mori mbi 100.000 vota. Mbase mbi koalicionin. Është shenjë dhe ogur për t'u lexuar fort dhe mirë. 

Demokratët mos presin t'i bëjë fitues Edi Rama me qoka 3D. Çdo opozitar duhet të jetë në betejë për të rrëzuar Edi Ramën. Nëse luftën e keni për të rrëzuar Berishën ja ku keni partinë e Ramës bashkojuni asaj. Siç disa fatkeqësisht kanë bëre kanibalisht dhe kriminalisht. Pesha e mëkateve aty ështe, për secilin dhe një moment transparence do ta ketë. Emër për emër...

Nuk kërkohet falje duke mallkuar e mllefosur mes demokratëve këndej dhe andej 11 dhjetorit apo tetë janarit. Sot leximi i librit të zi të fajeve të deputetëve të PD, drejtuesve të saj politikë, si të vendit të dytë dhe atyre të vendit të katërt është kosto e nxituar. Ide të reja, njerëz të rinj, ndjesë të re, rrugë të reja mund të lajnë fajet e vjetra..E reja nuk është vetëm moshë. Të flasë kush nuk hodhi gurë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco