Për vemjet

Për vemjet

Nga Hysni Gurra - 16/05/2023

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të shkruaja për vemjet. Erdhi dita.

Vemjet janë ata që sot gëzohen më shumë se Edi Rama!

Vemjet janë ata që sot hiqen sikur i qajnë hallin opozitës.

Vemjet janë ata që rrëmbyen me ndihmën e pushtetit logon e PD.

Vemjet janë ata që megjithë rezultatin qesharak, megjithëse dalin të katërtët në garë thonë edhe sot: në jemi PD.

Vemjet janë ata që u bënë mashë e pushtetit në gjykatë, në KQZ, në KAS, në media që përjashtuan opozitën nga zgjedhjet!

Vemjet janë ata që nuk e panë që në këtë  fushatë Belind Këlliçi, Igli Cara e Luçiano Boçi qëndronin vite dritë larg ndaj rivalëve që jo vetëm nuk patën program dhe e nuk guxuan të dalin në debat, por nuk ishin në gjendje të artikulonin as dy fjali bashkë.

Vemjet janë ata që nuk panë që në këto zgjedhje u përdor pushteti, u rrënua euro, u blenë votat u fut në lojë me shumë se kurrë krimi organizuar. Në Shkodër, në Durrës, Vorë e Elbasan  Toma dhe shokët tij kryen punë.

Po në Rrogozhinë, e patë? Të burgosurit zgjedhin kryetarin e bashkisë!!! E kuptoni këtë???

A kënaqen ndonjëherë vemjet?

Vemjet sot thonë: opozita është problemi. Të ikë Berisha! Pra të ikë ai që ringriti opozitën.

Të ikë ai që më gjykatë dhe KQZ e KAS as nuk e lanë të futet në garë me logon e partisë, të ikë ai që as emrin nuk ja lanë në fletën e votimit.

Të ikë ai pra që Rama mbushi Shqipërinë me postera sepse e dinte kë kishte përballë!

Vemjet janë ata që nuk panë që gjatë fushates policia u përdor në mënyrë aktive kundër opozitës dhe ishte më shumë se vegël qorre e partisë në pushtet.

Vemjet janë ata që sot thonë se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme.

Por dihet edhe një gjë që shpesh harrohet: vemjet nuk e kanë të gjatë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kiri16/05/2023 17:30

E ke qare!

Shto koment

Denonco