Pas zgjedhjeve një kryeministër tjetër

Pas zgjedhjeve një kryeministër tjetër

Nga Hysni Gurra - 01/05/2023

Mos harroni se sa të mbarojnë zgjedhjet do të shihni një njeri tjetër Kryeministër:

Në fushate ju shihni një njeri që është betuar se “Enver Hoxha” të çohet nga varri nuk ua prish njeri shtëpitë! Pas fushate shihni ruspa dhe dinamit!

Në fushatë shihni një njeri të buzëqeshur që flet për mirëqenie dhe rritje rrogash. Pas fushate do të shihni atë që njihni - njeriu që flet për kriza botërore dhe galaktike, njeriu që paralajmëron për dimrat me të vështirë që nga Lufta e Dytë Boterore dhe verat me të nxehta në histori!

Në fushatë nuk ka rritje të çmimit të karburantit, madje ulet pak- sa të mbarojë fushata do të dëgjoni refrenin që tashmë e dini përmendesh: çmimet i cakton tregu, kriza botërore etj etj.

Në fushatë nuk ekziston INUK- madje edhe betonieret janë rralluar. Pas fushate do të dëgjoni më shumë shpërthime në Shqipëri se në Ukrainë!

Në fushatë do të shihni njeriun që vetëm buzëqesh, që nuk i thotë goja kurrë një fjalë të keqe- pas fushate do të dëgjoni logorene e tij jo vetëm në Parlament, por edhe ndaj gazetarëve dhe padyshim ndaj të tijve dhe njerëzve të thjeshtë.

Në fushate do ta shihni vetëm duke mbjellë pemë, duke u përqafuar dhe vëllazëruar me njerëz, pas fushate do të shihni monstrat e reja të betonit në kryeqytet dhe në bregdet.

Pas fushate do ta shihni, në e pafshi, vetëm në avionin personal duke shkuar në seminar, ekspozita dhe konferenca me dhe pa pikë rëndësie!

Por i duhet njohur vuajtja që po kalon këto 3-4 javë. Po stërmundohet të hiqet ai që nuk është dhe ai që në vetvete e urren! E urren njeriun dhe kontaktin me të tjerët, por halli çfarë nuk te bëka! Të bën që të dalësh në foto i buzëqeshur

Pas fushate do të shihni atë që keni parë këto 10 vjet:

Njeriun që tjetër thotë e tjetër bën, njeriun që për hir të pushtetit personal nuk kursen askënd, njeriun që nuk ka asnjë mik, njeriun që për një batutë shkatërron gjithçka, njeriun që mendon se ka në dorë fatet e Ballkanit dhe me gjerë, njeriun që për pushtet bën gjithçka.

Mjafton të kujtoni pak se çfarë ka bërë me Mcgonigal! 

Mcgonigal është pasqyra e Edi Rames! Mos e harroni!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco