Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal

Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal

Nga Armand Maho - 22/04/2023

Kur të gjithë mendonim se anestezia e operacionit duhet t’ia kishte freskuar ndopak mendjen Kryeministrit, në takimin e parë që zhvilloi pas daljes nga spitali me banorë të Kamzës, e lëshoi “perlën” e radhës. “Kush do të fusë gomarin me veshë të gjata në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria” tha ai duke e vazhduar më tej dërdëllisjet e zakonshme me histori tashmë bajate. “Me SHBA do të luftojnë?! Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do t'ia lejojmë” do të vijonte më tej ai. 

Në fakt, po ta mendosh për një kryeministër anormal kjo është një deklaratë krejt normale. E kundërta do të ishte për ata kryeministra që janë të përgjegjshëm për barrën që kanë marrë përsipër. Por me sa kemi parë e jetuae e dimë që Rama ynë e konsideron pushtetin si bines  dhe taksapaguesin si puntorë të tij. Prandaj e parë me syrin e tij kjo është më e pakta që mund të bënte.
 

Sigurisht trapllëkut të radhës smund ti mungonte në sfond Erjon Veliaj me ngërdheshjen e tij prej servili, që e mban standarde dhe kur Rama e shkel me këmbë para mijëra syve të publikut. 

Në një shtet normal, ku sundojnë rregullat demokratike kjo deklaratë  do të kishte ndezur urrejtje tek i madh dhe i vogël por këtu te ne duhet të mjaftohemi me zgërdhitjen e Rakip Sulit që sikur e ka te shkruar ne ballë se çfarë ështe!

Pyetja që duhet të  bejë sejcili është: kush është Edi Rama që më kushtëzon votën mua dhe shumë të tjerëve që jemi taksapaguesit e këtij vendi! Pra, unë si qytetar meqë si administrator taksash paskam një anormal si Rama, një aksident fatkeq, qenkam i detyruar të votoj në rresht shpurën e hajdutëve dhe servilëve që mbështesin atë! Duhet të mbyll sytë para batërdisë që është bërë me lejet e ndërtimit në Tiranë, me aferën e inceneratorëve, me tenderat 22 milionë euro kilometri. Duhet të kapërdij neverinë që më ndjell propaganda e cila çdo vjedhje ma servir si zhvillim! 

Kandidatët për kryetarë bashkie votohen nga shqiptarët dhe jo nga amerikanët. Janë ata “zdromsat”  që u këputen kërbishtet për të paguar faturat, që më pas Rama të udhëtojë me charter dhe servilët e tij të hanë të Nusreti; ata, që duhet të durojnë largimin e fëmijëve, nga politika e papërgjegjshme e tij; ata, që refuzojnë një model kryebashkiaku si ky që kemi në Tiranë i cili u vjedh pronën, i mashtron, i vjedh dhe i tall dhe ku për çdo problem që kanë qytetarët di vetëm të fshihet pas potureve të Ramës, të qeshë kur është për të qarë. 

Rama duhet ta dijë se ai buxhet ku ai bëhet i xhymertë me miqtë e tij, nuk është thes që ia ka lënë i ati. Në fakt po ta mendosh hollë - hollë, më mirë ca “gomerë” që nuk i binden Ramës dhe aferave të tij korruptive, se sa ata “gomerët” siç i quan ai modelet e tij, Veliaj, Suli, Bushi apo ndonjë tjetër.  Kështu të paktën do i pritet rruga abuzimeve që bëhen në emër të Rilindjes.

Sa për kulturë, ai duhet ta dijë se në rast se qytetarët  ia bëjnë  “sikter” kandidatët e tij më 14 maj, nuk ka perëndi që i bën fajde.  Ato fonde  që ka për të dhënë do t'i japë dhe duke kërcyer madje!

Por e thashë që në krye të herës, që ne nuk kemi një Kryeministër normal, që do t'i kuptonte të gjitha këto që thamë më lart.

Kemi një Kryeministër që ka frikë nga qytetarët e tij. E di fort mirë se çfarë ka bërë në këto dhjetë vjet dhe po të kishte vërtet drejtësi të pavarur, sot s’do t'i dilnin vitet që i kanë mbetur për t’i ngrysur prapa burgut dhe jo vetëm atij.

Kemi një Kryeministër në udhëkryq, mes pengmarrjes që i kanë bërë bandat e krimit me të cilat erdhi në pushtet dhe urrejtjes që ka mbjellë në popull.

Sa për ata që e mbështesin, nuk është e vështirë të gjesh ndonjë derdimen tutje-tëhu për ta përdorur si klloun e për të hequr vallen siç bënte sot në Kamzë, bashkë me Rakipin dhe Lalin në krah.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj22/04/2023 16:19

Njerëzit përdorin në të folurën e përditshme shumë fjalë që i gjejnë tek vetja kur meditojnë..
Edhe ky keni vënë re që nga mjaft simpatik në pamje...tashmë i përngjet shumë gomarit?! T'i jenë fanitur gomerët në ëndrra?

Shto koment

Denonco