Rilindja dhe Bravat në unison të plotë kundër opozitës reale

Rilindja dhe Bravat në unison të plotë kundër opozitës reale

Nga Milaim Nela - 20/04/2023

Pra gjithçka duket e orkestruar në perfeksion:

Rilindja sorosiane, patronazhistët mediatikë dhe bravat që kanë marrë peng simbolet e Partisë Demokratike i mëshojnë fort tezës së po votove Sali Berishën dhe koalicionin “BASHKË FITOJMË”, ke votuar majtas e për Ilir Metën, i cili çuditërisht vetëm tani është bërë problem për ta.

Dje Komisioni i Ankesave në KQZ vendosi në favor të kërkesës së grupit të Alibashëve që koalicioni “Bashkë Fitojmë” të ketë emrin e Ilir Metës si kryetar i koalicionit. Kjo për të përçuar idenë djallëzore tek votuesit se nuk ka të djathtë në atë koalicion, Sali Berisha nuk ekziston e çdo votë shkon vetëm për LSI-në.

Alibashët, me ndihmën e marionetave të Rama-Veliajt në hierarkinë e KQZ-së dhe sistemit të drejtësisë, vendosin se kush duhet ta udhëheqë një koalicion, pjesë e të cilit ata nuk janë.

Pra njëlloj si apeli i Alibeajt për vendimin e regjistrimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Pjesë e konstelacionit ofensiv kundër Partisë Demokratike reale të demokratëve dhe Sali Berishës ishte mbrëmë një dokumentar në Top Channel në emisionin Inside Story ku flitej për “korrupsionin” në dy dekadat e fundit të çiftit Meta-Kryemadhi!

Dihet tashmë që ky kanal është nën kontrollin e plotë të Erion Veliajt.

Nga ana tjetër kemi parë këto ditë të na shfaqen “artistë” me syze e pa syze, me lopata e pa lopata në mbështetje të plotë të Veliajt.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrëmë një gazetar profesor në një emision që e quan Bardh a Zi, që e ka mbajtur veten për mbrojtës të kauzave sociale dhe interesit publik, i uli brekët plotësisht dhe premtoi votën dhe mbështetjen për Veliajn.

Paraja e madhe duket se ka blerë edhe artistë që vijnë nga e djathta siç është rasti i Frederik Ndocit.

Janë në ofensive të plotë ... gjithçka për gjithçka.

Agresiviteti i Bravave ndaj opozitës reale filloi zyrtarisht dy ditë më parë në një sallë të mbyllur ku mbizotëronte ngjyra mavi e Rilindjes ne sfond e ku gjithçka që u fol u dominua nga retorika kundës Sali Berishës dhe Ilir Metës.

U theksua fort se ata ishin e vërteta e djathtë duke harruar që një nga folësit kryesorë ishte një nga spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit si Preç Zogaj dhe këta të pafytyrë e pa kujtesë kanë votuar të gjitha ligjet që i interesojnë sektit kriminal rilindas.

Kandidati i partisë pa kryetar, pa forume e pa anëtarë por me gjithë buxhetin elektoral të akorduar padrejtësisht nga KQZ Roland Bejko me një gjuhë rrugaçërore në rrjetet sociale mbrëmë tek ‘Opinioni’ të gjithë ligjërimin e tij agresiv dhe gjithë mllef e kishte me Sali Berishën, pikërisht personin e që e kishte bërë funksionar në disa poste përfshirë edhe të doganierit të Sarandës!

Demokratët dhe opozitarët e vërtetë duhet të jenë më të motivuar se kurrë për të mobilizuar të gjitha energjitë për ti injoruar këto makinacione të pështira e për qenë më të vendosur se kurrë për shkuljen e sektit.

Qëllimi i tyre është që Partia Demokratike të dalë jashtë sistemit e që të mos ketë mundësi të regjistrohet as në zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme, por kjo është një temë që duhet të trajtohet pas 14 Majit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco