Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Çibani 4 miliardë e gjysmë lekë

Çibani 4 miliardë e gjysmë lekë

Nga Klodian Tomorri - 31/08/2022

Ky është çibani që do i ngulin mespërmes kryeministrisë. E ka projektuar Chris Prechti. 4 miliardë e 300 milionë lekë të vjetra ose 3.7 milionë euro do ta paguajë populli këtë.

Kaq lekë jep qeveria për të gjithë të papunët në një vit. Kaq është e gjithë fatura e subvencionimit të transportit publik, që dalin e reklamojnë si ndërhyrjë anti-krizë.

Tani, identik si kjo kam parë një stallë derrash në Urë Vajgurore unë. Identik kështu, me trarë dhe dërrasa. Ndryshimi i vetëm është se kur e bën fermeri e quan stallë, kurse kur e bën qeveria e quan art dhe instalacion. Ah, ka dhe një ndryshim tjetër. Kjo paska dhe ca lule nëpër të.

Shikoni si e argumentojnë shpenzimin në DST:

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet. Ndërkohë që kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

4 miliardë e 300 milionë lekë që të mbushen këta me frymë tek ndenjëset e vogla të stallës. Shqipërisë po i vjen rrotull Qameti. Nga njëra anë energjia, nga ana tjetër kriza e çmimeve. Këta shpenzojnë para për çibanin e kryeministrisë.

Nuk kemi lekë për energji, por kemi për stalla.

Nuk kemi lekë për të rritur rrogat, por kemi për çibanë.

Nuk ka lekë për pensione, por ka për pistën e Gonxhes në Elbasan.

Por qershia mbi tortë është qe ministrja e Energjisë i bën thirrje popullit t'i lajë rrobat me 30 gradë për të kursyer energji.

Dhe tragjedia më e madhe në gjithë këtë është se ministrja e Financave nuk thotë asnjë fjalë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco