Shqipëria me sistem ‘oligarkik’ të qeverisjes...

Shqipëria me sistem ‘oligarkik’ të qeverisjes...

Nga Kastriot Islami - 24/08/2022

Askush s’është kundër të pasurve dhe biznesit...Në kapitalizëm është mese normale të mbështeten fuqimisht të pasurit si dhe biznesi e biznesmenët...Nga ana tjetër, të pasurit e biznesmenët e ndershëm s’kanë asgjë të përbashkët me oligarkët... Oligarkët janë ata individë, në marrëdhënie e lidhje të ngushta përfitimi e pasurimi me qeverinë, qeveritarët dhe administratën, duke ndikuar direkt apo indirekt në orientimin e sistemit politik, në përpunimin e opinionit publik në mbështetje të qeverisë, në zgjedhjet politike, në politikat qeverisëse, etj.

Shqipëria është një vend tipik “oligarkik” ku qeveria dhe oligarkët, nga biznesi, nga media dhe nga mjedisi kriminal janë bërë njësh. Natyrisht është mese normale të ekzistojë një “urrejtje” e madhe popullore ndaj oligarkëve që realisht pasurohen në kurrizin e qytetarëve por në asnjë rast nuk ka “urrejtje” ndaj të pasurve e  biznesmenëve në tërësi, madje qytetarët kanë respekt për të pasurit e biznesmenët e ndershëm... Oligarkët me synimin për të fshehur marrëdhëniet e tyre korruptive e kriminale me qeverinë, përpiqen përmes medieve që kontrollojnë, të “mashtrojnë” qytetarët e thjeshtë duke u thënë me gojën e tyre apo indirekt se opozita dhe disa opozitarë janë kundër të pasurve dhe biznesmenëve të tërësi, përfshi edhe ata të ndershëm.. Ky është mashtrim i trashë e banal..

Ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët por edhe nga jashtë për të pastruar sistemin politik nga oligarkia... më konkretisht për garantuar pastërtinë e kandidaturave për deputetë për të gjithë zgjedhjet e përgjithshme të këtyre tre mandatave të fundit... Shqetësimi i shqiptarëve dhe partnerëve për pastërtinë e kandidaturave për deputet, pra për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, është vlerësuar gjithnjë i drejtë e legjitim. Të gjithë e kanë pranuar pa mëdyshje këtë normë demokratike, përveç Ramës, që me fjalë s’e ka vënë në dyshim drejtësinë e kësaj norme.  Por nga tjetër, Rama ka qenë e është i ndërgjegjshëm se kandidimi i “të korruptuarëve dhe të inkriminuarve” çon në një regjim oligarkik por prandaj mund të thuhet se këtë veprim e ka bërë me vetëdije të plotë.. Sepse gjithnjë kur i është dhënë mundësia ka preferuar “zgjedhjet e manipuluara” se për të ka qënë dhe mbetet të rëndësishme mbajtja me çdo mënyrë e karriges së pushtetit...

Pastërtinë e kandidaturave, pra jo të korruptuar dhe jo të inkriminuar në zgjedhje, në parlament apo në administratën publike, Ramës ia kanë kërkuar deri në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të 2021, opozita, kundërshtarët dhe partnerët...Së fundmi qytetarët në shumicë janë të revoltuar në ekstrem sepse po ndjejnë mbi kurrizin e tyre pasojat e tmerrshme të “qeverisjes oligarkike”...sidomos pas mandatit të dytë e të tretë...

Qytetarët pas 3 mandatesh janë përgatitur të reagojnë fuqimisht e masivisht kundër qeverisjes oligarkike. Për më tepër me grabitjen e mandatit të tretë para syve të shqiptarëve dhe me bekimin e disa ndërkombëtarëve: i) Rama në realitet synoi për të ruajtur e forcuar karrigen e tij në krye të pushtetit, së bashku me oligarkët; ii) ndërkohë për të qenë i qetë nga brenda, Rama vijoi goditjet ndaj kundërshtarëve politikë e ndaj disa “kritikëve” të palëkundur të qëndrimeve të tij “pro-oligarkike”, ndërkohë që tërësia rilindëse por edhe shumë socialistë, jo vetëm heshtën por edhe e mbështetën; iii) Rama arriti të mashtrojë jo vetëm një pjesë të madhe të votuesve shqiptarë por edhe disa ndërkombëtarë me “tezën” se  “e gjitha historia e kandidaturave me probleme s’ishte fare e vërtetë apo në rastin më të keq kishte ndodhur pa dijeninë e tij dhe se shumë shpejt do ta korrigjonte këtë defekt”... Shumica e pranuan në heshtje këtë mashtrim të radhës, të trashë e banal, pavarësisht paralajmërimeve të forta nga një pakicë intelektuale, e vendosur dhe e ndershme...

Në këtë vjeshtë të 2022, Shqipëria rezulton me një qeverisje oligarkike dhe një shumicë qytetare të gatshme të përballet masivisht e fuqimisht për të ndryshuar gjendjen...Për më tepër Rama në thelb s’ka ndryshuar asgjë nga lidhjet e tij të ngushta me të korruptuarit, të inkriminuarit dhe trafikantët duke vazhduar ti mbajë afër, dhe të “ushqejë” kërkesat e tyre për grabitjen e pasurisë kombëtare në shkëmbim të blerjes se votave dhe kërcënimit të votuesve...

Duket se ka ardhur momenti, që tanimë shumica e shqiptarëve janë sqaruar e ndërgjegjësuar për gjithçka ka ndodhur dhe duket se janë të vendosur për ta hedhur në koshin e plehrave këtë të KEQE e rrezik kombëtar për të ardhmen e vendit që ndodhet në udhëkryq...Bashkimi e veprimi me vendosmëri kundër së Keqes është zgjidhja. Duke larguar të keqen, do të mund të ketë hapësirë për të korrigjuar çdo defekt që me shumë të drejtë vlerësohet e ngrihet sot me forcë.

Syri.net

24 gusht 2022

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco