Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!

Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!

Nga Bujar Leskaj - 21/06/2022

Kryetari i sektit gllabërues në pushtet, sot u dëshmoi edhe me vepra shqiptarëve, atë që gjithmonë Partia Demokratike, pjesë të shëndosha të shtypit shqiptar dhe shoqëria civile në Shqipëri, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e diasporës ka denoncuar:

Faktin që Open Balkan, nuk është një aleancë ekonomike, por një aleancë politike pushtetarësh autokratë, të vënë në shërbim të interesave të Rusisë.

Kryetari i sektit Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian në datat 23-24 në Bruksel, gjë që e paralajmëroi që dje Vuçiç.

Por me çfarë të drejte?

Me çfarë të drejte lideri ynë global luan me të ardhmen europiane të Shqipërisë e shqiptarëve?

Cilët janë partnerët strategjikë të Shqipërisë me të cilët kryetari i sektit në pushtet u konsultua për këtë vendim: Beogradi dhe Shkupi, (Moska), apo SHBA e BE?

Përse duhet të paralajmëronte Vuçiç që dje refuzimin e Shqipërisë? Pse del kreu i sektit në pushtet si zëdhënës i “Open Balkan” të shpallë vendimin? Çfarë do bëjmë pasi refuzuam Brukselin?

Me cilin vendos ti nëse ne shqiptarët duhet të paraqitemi në Evropë? Cili vendos për fatet tona? Vuçiç? Putin? Ti?

Por ti nuk je zoti i shqiptarëve! Ti je fatkeqësia e Shqipërisë, je ai që tjetërsoi të ardhmen e shqiptarëve me votat e grabitura, të blera, me vullnetin e shantazhuar të shqiptarëve. Dhe masakra jote zgjedhore është vërtetuar katërcipërisht tashmë!

Ti je kryetari i një sekti që qeveris me një korrupsion të skajshëm; që veç propagandë e fasadë ke dhe asnjë përpjekje për të përmirësuar jetën e qindra mijëra shqiptarëve të ndershëm, të cilët politikat e tua i varfërojnë përditë e më shumë; të cilët qëndrojnë të frikësuar e të pafuqishëm përballë narkoshtetit tënd arrogant e arbitrar.

Por ti dhe të ngjashmit e tu nuk e doni Evropën dhe nuk e doni Shqipërinë në Evropë.

Jashtë BE ti dhe sekti yt mbijetoni e mbretëroni!

Ti po del mbi dëshirat dhe perspektivën e popullit tënd.                             

Duke dënuar me forcë këtë qëndrim antikombëtar e antishqiptar të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm duhet të mbrojnë perspektivën e tyre europiane e jo ëndrrën surreliane të liderit global.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA21/06/2022 21:27

HEU, QOKA E RADHES T'KRYETARIT TË SEKTIT PËR VUÇIQIN! EU, KRROKA GARDHES
TË FRYEZJARRIT TË SHKRETITIT PËR TRUHIQIN!! MORE TRUHIQ EDHE GURIQ; HORE
VUÇIQ MË SKURRKRIQ; QË DUKE PËRJASHTUAR EUROPEN, KUKE STERRTRAJTUAR
QË NA ROPEN DHE NA KOPEN; DUKE SHKELUR DHE NGELUR ME DY KEMBET HEEEJ,
ME TY SHËMBET; TERË MUNDIMI DHE TUNDIMI, TERË LUFTA PORSI FUTA, ME FLIJIME
DHE RIKRIJIME; SHEKULLORE ORE TEMPULLORE OH, TERË PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARINË; QË KEMI QENË KOMBI KRYSOR I MBARË KOMBEVE EUROPIANE AUH,
QË DEL NJË TRADHTAR, NGEL SI NJË BARBAR; QË NA SHKATRRON, BASTRADHON O,
NA KTHEN DUKE NA SHTENË, NËN DHUNË DHE PËRDHUNË; ME MASAKRA, KASAPRA,
SE PAK U DUKEN, QË NA ZHDUKËN, NA NDUKEN ME DHUNË, PËRDHUNË MBI 80% AH,
PRAP TEPRAP KERKOJNË, TENTOJNË, 100% TË NA GLLABËROJË, SHPARTALLOJË OH,
GJERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRINË OUH, PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARINË, HEEEJ, MBARË SHQIPTARINË; DUKE UA FALUR, PA NDALUR, SI BISHA
KANIBALE, ISHA, KISHA KATASTROFALE: RUSO VERBO FERKO FURKO TUGOSHKAVE;
RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVE!! TË FALA REFUGJATË LUFTE, MANI USA

Shto koment

Denonco