Pse shqiptarët i dhunojnë, ndërsa të huajt i lejojnë t’u përmjerrin m'u te dera e Qeverisë

Pse shqiptarët i dhunojnë, ndërsa të huajt i lejojnë t’u përmjerrin m'u te dera e Qeverisë

Nga Alfred Lela - 26/05/2022

Nga Alfred Lela

Tirana e së martës dhe të mërkurës ka qenë një qytet i nënshtruar, së bashku me banorët e saj. Është i qëllimtë mospërdorimi i termit ‘qytetar’, sepse ky i fundit shenjon, jo vetëm një lidhje me qytetin si hapësirë urbane, por edhe 'qytetin e mendjes'.

Tirana dhe banorët e saj, të ardhur rishtas, të mbërritur në etapa të ndryshme të zhvendosjeve politike, apo autoktonët, kanë gjetur gjithmonë zemëratë për të reaguar ndaj tipologjive të ndryshme të shqiptarit ‘të huaj’. Si në tubime politike, ashtu edhe në festa të ndryshme laike apo fetare, është shpalosur njëfarë gërdie ndaj mitingashëve të pardjeshëm apo protestuesve të djeshëm. Ekskluzive kanë qenë reagimet e kryetarit të Bashkisë Veliaj, i cili nuk ka përtuar të pozicionohet superior në raport me shqiptarët e periferisë së qytetit apo të provincave të shtetit, sidomos atyre politike.

Protestat e opozitës kanë qenë gjithmonë shënjestra e parapëlqyer. Një rendje me gaz për të skicuar shtampën e një kontrasti mes tij dhe socialistëve ‘të ndriçuar’ dhe shpellarëve të ‘anës tjetër’. Sjellja e përunjur ndaj turmave të tifozerive të huaja këto ditë kanë dëshmuar se ata që i shohin bashkatdhetarët nga lart dhe të huajt nga poshtë, demonstrojnë komplekse inferioriteti.

E njëjta gjë mund të thuhet për aparatin e Policisë dhe shefat e saj, teknikë apo politikë. Një polic u plagos rëndë, sipas raportimeve mediatike, shumë të tjerë u lënduan apo u rrahën nga turmat e pakontrollueshme të holandezëve. Çka u vu re ishte një vetëpërmbajtje e pahasur më parë në këto anë. Të njëjtët policë që kanë dhunuar gazetarë, protestues, politikanë, fëmijë, gra e me radhë, pranuan të rriheshin nga ‘vikingët’. As ujë me kamionë, as gaz lotsjellës, as gjëmime me vrap apo me makina rrugëve të kryeqytetit, në skena që të kujtonin Amerikën e viteve ‘60 kur policët e bardhë ndiqnin afro-amerikanët të ngritur në protesta.

Askush kësaj radhe nuk u duk te kryet e fashuar mbi shtratin e policit të plagosur nga holandezët, për ta kthyer atë në ‘hero të ditës’. As Kryeministri, as kryetari i Bashkisë dhe as ministri i Brendshëm. Ai polic anonim nuk duhej dje, dhe as sot, për ta përdorur si plumb manovre politike për kundërshtarin.

Kjo skenë hipokrite na u kursye, por jo pezmi për sjelljen me dy standarde të qeveritarëve tanë: dishepuj të dhunës kundër të vetëve dhe të krishterë të faqes tjetër me të huajt. Të gatshëm për të mos toleruar ushtrimin e të drejtave politike të qytetarëve të tyre, por kryeulur para shfrimeve të të huajve.

Sigurisht, duhet thënë, ndeshja Roma-Feyenoord ishte një sukses. Si për sigurimin e një finaleje europiane, meritë e cila mendoj se i shkon Federatës dhe jo Qeverisë, por edhe për ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme për të. Por në këtë pikë nuk kishim pse dyshonim: kur vjen puna te cirku kjo qeveri të than petën. Sa u takon paradigmave të mëdha të qeverisjes, mjafton fakti se borxhi publik është dyfishuar që nga koha kur e morën shtetin në dorë.

Holandezët, që urinoin në mes të ditës mbi paletat e rrethimit të Teatrit Kombëtar, mu përballë ministrisë së Brendshme, mjaftojnë për ilustrimin e menaxhmentit të Shqipërisë. Jemi nënshtetas të një pushteti që u përkulet si vasal të huajve, ndërsa të vetëve u thotë se do t’u publikojë rrogat, do ti ndjekë me patronazhistë, apo se do t’i lejojë nxënësit të bëhen studentë me mesatare 6.5. Si gazetarë e përkthyes, sigurisht.

Ai urinim publik e kolektiv, është metafora më përshkruese për pushtetarët tanë. Pse jo edhe një idé e mirë për protestat e opozitës, kurdo t’ju vijë koha. Një pshurrje kolektive për ujin, gazin lotsjellës, aktet prej të nënshtruari të shtetit të tyre dhe tiradën e skandaleve dhe vjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi31/05/2022 17:55

Nje tjeter e vertete e hidhur nga shteti Shqiptar qe ka vite qe i jep kamzhik Shqiptareve, dhe servil ndaj te huajve.

P.sh. rikujtoni se si Rama i shkaterroj ndertesat pronarit te thjeshte qe i kerkoi pasanikut spanjoll te paguante per sherbimin qe i kishin dhene. Edhe i shkaterruan pronat me pameshiresi edhe e pataj e bene pronarin e thjesht egersire. Te gjithe miqte e mi te huaj qe ia kam treguar kete ngjarje, habiten me urrejtjen qe shteti Shqiptar ka per Shqiptaret dhe shkaterrimin e kamzhikun qe ofron per Shqipetaret (dhe mburret per mikpritje te te huajve). Eshte deshperuese dhe e hidhurr se raste te tilla ku shteti vret, vjedh, shkaterron jane pa numerim. Dhe ne fund te japin edhe paikologji e mesim, kjo eshte djallezi.

Shpresoj se te gjithe socialistet e ndershem te kuptojne se I kane dhene timonin e kamzhikun nje kupole djajsh qe ka krijuar nje shtet qe urren njerezit e vet. Shpresoj!

MANI USA26/05/2022 21:47

HEU, PSE QEVERIA SHQIPTARE SHQIPTARËT I DHUNON KURSE TË HUAJTË I DURON
TEK URINOJNË DHE DHINË NË DERË TË QEVERISË! EU, PËRSE NEVERIA SHQIPTARE,
SHQIPTARËT I DHUNON KURSE T'HUAJT I DURON T'URINOJNË DHE DHINË NË VLERË
TË NEVERISË!! KUR NE LOJEN FUTBOLL MES SHQIPERISË E HOLANDES, QË TIFOZET
HOLANDEZË QË URINONIN DHE DHINË NË DERË TË QEVERISË TË "RILINDASVE" KUR
TERË KËTA PËR HATA, QË BLLOKUAN TERË SHQIPËRINË ME KOSOVËN EDHE MBARË
TROJET E SHQIPTARISË, DUKE NA IZOLUAR DHE NA BLLOKUAR EDHE GETOIZUAR TË
VETMIT, KOSOVA E MJERË QË NUK KEMI AS LIBERALIZIM VIZASH, QË HOLANDA POSI
RUSIA, NDAJ MBARË POPULLKOMBIT SHQIPTARË, DUKE NA BERË GAZI I BOTËS AUH,
NË MES TIRANES, DUKE NA PSHURRUR DHE DHIRË EDHE DERËN DHE VLERËN O TË
QEVERISË TË DIKTATORIT EDI RAMA AHIII, MORE KËRRDI DRAMA MË KATASTROFALË!
MANI USA

Shqiptaro-Amerikani26/05/2022 19:12

PO PSHURRIN DHE PO SHURROJNE FALSITETIN E VEMJES SE PESHTIROSUR TE BASHKISE SE TIRANES!! PO SHURROJNE "KRYEQYTETIN EVROPIAN TE RINISE" SE LALI PLEHUT!!
NUK SIMBOL ME TE BUKUR DHE ME DOMETHENES SE SI ESHTE NE TE VERTETE KRYEQYTETIT I SHQIPERISE!!! TIRANA, REALISHT ESHTE SI LANA!!!

DEMOKRATI I BAZES26/05/2022 19:09

Kjo ndodh sepse ata te huajt nuk jane si shqiptaret, frikacake, pula te lagura, dhjaksa, te pabese dhe te korruptuar, qe si baze kane parimin: Larg nga bytha ime! O lele, nena ime!!!
Te huajt evropiane kane shpirt demokrat, te lire dhe rrebel ndaj padrejtesive!! Ata erdhen ne Tirane dhe hyne me dru, me shqelma, me gure dhe deri me thika policeve tane "trima", kot per qejf, pa asnje shkak madhor, thjesht se ishin me statusin tifoze futbolli apo huligane!!!
Imagjinoni o shqiptare, se cfare i bejne policise, shtetit, qeverise, bashkise dhe zyrave te pushtetit ne rast se atyre u preken sado pak te drejtat e tyre te ligjishme apo u cenohet niveli i jeteses!!!!! Ndersa shqiptaret po vidhen, po grabiten, po plackiten, po u merren pronat dhe shtepite, po rrenohen dhe po varferohen, dhe ikin me vrap, ia mbathin nga syte kembet vetem nga uji i zjarrfikseve!!!!

lushingabarbullushi26/05/2022 17:57

Duhet pyetur kryetari i bashkise tirane se sa jane te ardhurat nga gjobat qe ka vendosur per pshurrje ne ambiente publike! Nese nuk ka vendosur duhet sanksiunuar per mos zbatim te ligjit qe vete ka miratuar.

Shto koment

Denonco