Top Channel, Edi Rama ‘vetëfinancimi’ i Ben Blushit

Top Channel, Edi Rama ‘vetëfinancimi’ i Ben Blushit

Nga SYRI.net - 13/09/2018

Vera ishte e suksesshme për Edi Ramën, madje akoma më shumë për drejtorin e Top Channel Ben Blushin.

Ky i fundit po i jep dërrmën përfundimtare ‘ëndrrës’ së Tanit për ta instaluar njëherë e përgjithmonë Top Channel në ekranin më të shikuar të shqiptarëve. Ai që u nënkontraktua në fillim të këtij viti si shpëtimtari i Topit, është shëndrruar tashmë në njeriun që pasi i ka hapur gropën televizionit nën thënien e urtë italiane ‘dalle stelle, alle stalle’.

Nga ‘on-Top’, në ‘on-gropë’. Shprehja që qarkullon prej muajsh për Top Channel, është se ‘Tani e ndërtoi aq të fortë televizionin, saqë ata që e kanë marrë në dorë, me zor po e shkatërrojnë’, por Ben Blushi duket se po ia del më së miri.

Ardhja e Blushit, në fillim të këtij viti në krye të Top Channel u pa si një lëvizje shpresë-mirë se ‘ekrani i të gjithë shqiptarëve’ do të ndalte deklinin dhe përsiatjen e një rrugëtimi pa busull qoftë nga aspekti i përmbajtjes së përgjithshme ashtu edhe nga pikëpamja editorial.

Televizioni që e përdori kush mundi që pas ikjes së Tanit, për të bërë çdo lloj pazari të mundshëm nuk kishte parë akoma asgjë. Të gjitha ata që besuan se me Blushin në krye, Top Channel do të ishte antagonisti i munguar mediatik ndaj Rilindjes, shpejt u zhgënjyen paq.

Kushdo që ka pëshpëritur gjatë 4 viteve të shkuara se ‘opozitarizmi’ i Blushit nuk është gjë tjetër vetëm se një pazari i dytë pas LMN-në, nuk e kishin gabim. Gati një vit më parë, diku në Nëntorin e kaluar Edi Rama e sulmoi drejtpërdrejtë Top Channel për linjën kritike editoriale, në një shpërthim që habiti gjithkënd.

Të gjithë besuan se më në fund Top-i (qoftë edhe për hir të inatit të Vjollcës, që nuk po merrte aq shumë tendera sa Sandri) do të rreshtohej njëherë e mirë në opozitë, por nuk qe e thënë. Mbërritja e Ben Blushit në drejtimin e televizionit nuk shërbeu për asgjë më shumë se për dy fakte.

1) Top Channel zhduku çdo shenjë opozitarizmi ndaj Edi Ramës.

2) Ben Blushi priti 2 orë diku nga Qershori tek Padami, derisa Edi Rama i dha leje të ngjitej në zyrën e tij. Pasoja e këtyre dy akteve, këmbimi i Ylli Rakipit dhe të ‘Të Paekspozuarit’ e tij me Eni Vasilin dhe aftësinë e saj të padiskutueshme për të qenë sa më ‘Open’ me Edi Ramën.

Puthja e famshme e dorës në fund të një puntate të ‘Studio e Hapur’ dikur, është ende një rebus se kush ia bën kujt zakonisht.

Ben Blushi ka futur në Top Channel, versionin e vetfinancimit për të gjitha programet televizive, gjoja si skemë për të shpëtuar financat e rrënuara të televizionit. Përveç kaosit që ka shkaktuar në Top Channel teoritë e Benit, shumë aty brenda thonë se i vetmi që vetëfinancohet realisht aty është vetë Blushi.

Dhe sonte në ‘Open-qokën’ e Eni Vasilit, Edi Rama qartazi po shkon ti paguajë kaparin e një pazari të radhës… Ben Blushit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Niku14/09/2018 07:54

Vertet Çoban i poshter eshte.

Daj Jaku14/09/2018 00:08

Fatos Nano, ish burrë i mënçur, e ka konsideruar njësh për të qenë dysh. Kush i besoi Ben Blushiqit gjithmonë ngeli me gisht në bythë. Njeri pa shtyllë kurrizore, i pështirë, tipiku i serbit të pabesë. Vjollca do të pendohet keqas për zgjedhjen e gabuar, po nuk më beson mua, shko e pyet Mimoza Hafizin. Njeriu që e konsideron vehten "superior", i trajton të tjerët si milingona, tipiku i sindromës klinike diktatoriale. Sepse Beni faqe ndrron, dje e shante, sot lëvdon, fryn bulçinjtë e trumbeton, se katrani zbardhëllon.

Shto koment

Denonco