Agustin Baryel, jezuiti që shkroi i pari për komplotin e Illuminatit

Agustin Baryel, jezuiti që shkroi i pari për komplotin e Illuminatit

15:24, 17/03/2024
A+ Aa A-

Është thënë që macet sundojnë internetin, por ka një forcë edhe më të keqe për të cilën ndoshta keni dëgjuar: Iluminati. Thuhet se ata qëndrojnë prapa çdo nisme të rëndësishme njerëzore, qëkur njeriu u ndërtua gjenetikisht për herë të parë nga alienët e hapësirës. Iluminatët janë me siguri duke u dhënë një dorë miqve tanë felinë në garën e tyre si sunduesit supremë të hapësirës kibernetike.

Ekzistojnë teori të panumërta, të çuditshme dhe kontradiktore në internet lidhur me organizatën hije. Edhe pse Iluminati Bavarez qe një shoqëri e vërtetë e fshehtë gjatë fundit të shekullit XVIII, subjekti është shndërruar në një objekt shakaje në mesin e skeptikëve, teksa historitë mbi politikanët jashtëtokësorë dhe rritet satanike gjatë ceremonive të shpërndarjes së çmimeve, janë të gjithëpërhapura në të gjithë rrjetin. Por të gjitha historitë duhet të fillojnë diku.

Një jezuit francez gjatë fundit të shekullit XVIII, Agustin Baryel, është padyshim autori i parë që botoi një libër mbi një komplot të Iluminati. Në vëllimin e tretë të “Kujtimeve që ilustrojnë historinë e jakobinizmit”, Baryel shpjegoi se si Masonët e Lirë ishin infiltruar nga Iluminati Bavarez, me organizatën e re hibride që luajti një rol kyç në Revolucionin Francez.

Image

Për të ndërtuar akuzat e tij kundër Iluminati, Baryel citoi gjerësisht dokumente origjinale të organizatës sekrete të sekuestruara nga qeveria bavareze gjatë viteve 1780. Shqetësimet kryesore të klerikut qenë politika radikale dhe ndjenjat anti-fetare. Urdhri jezuit të cilit i përkiste, ishte shtypur në shumë vende të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe vendlindjen e tij Francën, nga sundimtarët që e shihnin pushtetin e tyre ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj Papatit, si një kërcënim i mundshëm.

Adam Vajshop, themeluesi i Iluminatit Bavarez, u konfliktua shpesh me Jezuitët dhe e themeloi organizatën pjesërisht edhe për të luftuar ndikimin e këtyre të fundit në Bavari, ku ai qe profesori i parë jo-jezuit i ligjit kanonik në Universitetin e Ingolshtadit. Sot, teoria se Iluminati luajti një rol të rëndësishëm në Revolucionin Francez, kontestohet nga shumica e historianëve, dhe besohet gjerësisht se vepra e Baryel qe produkt i motiveve të fshehta politike. Megjithatë, ajo mbetet një nga teoritë më të mundshme rreth Iluminatit, të paktën në një rrafsh relativ. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco