Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

10 misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë

10 misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë

15:00, 17/03/2024
A+ Aa A-

Edhe pse ju kemi treguar tashmë në lidhje me misteret e sistemit tonë diellor këtu, atje dhe diku tej, ne kemi tashmë pamje edhe tinguj misteriozë, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë. Të paktën njëri prej tyre, ka ushqyer teoritë e konspiracionit, por kjo është vetëm pjesë e një shakaje.

10. Tingujt misteriozë në hapësirë

Video e mësipërme, paraqet pesë “tinguj” misteriozë nga hapësira, 3 prej të cilave janë patjetër brenda sistemit tonë diellor. Të gjithë tinguj, janë në fakt valët e radios apo valët plazma, të përkthyera në zëra që njerëzit të mund t’i dëgjojnë.

Së pari, ne dëgjojmë tingujt e frikshëm që anija kozmike e NASA-s “Cassini”, zbuloi si emetime radioje nga polet e Saturnit në prill të vitit 2002. Variacionet në shpeshtësi dhe koha, përputheshin me aktivitetin e aurorave të Saturnit, si valët që lëshohen nga drita në veri dhe jug të planetit tonë. Shkencëtarët, besojnë se grupi kompleks i valëve me tone në rritje dhe rënie, vinte nga shumë burime të vogla radioje, që lëviznin përgjatë vijave magnetike të Saturnit, pranë rajoneve të saj polare.

Teoricienët e konspiracionit, mendojnë se ato tingëllojnë si një fjalim alienësh. Së dyti, ne dëgjojmë anijen “Voyager” teksa hyn në hapësirën ndëryjore (nëse nuk llogarisim mjegullnajën Oort) në vitin 2012. Kjo është distanca më e largët, që ndonjë anije kozmike ka përshkruar nga Toka. U deshën 35 vite, për të dëgjuar zërin e frikshëm të asaj plazme të dendur (gaz i jonizuar) vibruese, teksa ajo u përplas me valën es një shpërthimi djellor.

Së treti, ne dëgjojmë “muzikën ksilofon” nga Kometa 67P / Churyumov-Gerasimenko, sikurse është rregjistruar nga anija “Rosetta” në gusht të vitit 2014. Shkencëtarët besojnë se muzika vjen nga “luhatjet në fushën magnetike rreth mjedisit të kometës”, sipas një postblogu të ESA (Agjensisë Evropiane të Hapësirës).

“Për të bërë këtë muzikë të dëgjueshme për veshin e njeriut, frekuencat u përforcuan me një faktor prej rreth 10 mijë”. Edhe tani, mbetet një mister, sesi saktësisht funksionojnë ato luhatje. Tjetra, ne dëgjojmë tingullin fishkëllimë (emisionet “kallëzimtare” elektromagnetike) nga rrufetë mbi Jupiter, siç është rregjistruar nga Voyager.

Kur valët e emetuara, goditën plazmën mbi planet, frekuencat e larta lëvizën më shpejt, sesa ato të ulëta përgjatë fushës magnetike të Jupiterit. Kjo është arsyeja, pse ne i dëgjojmë këto efekte, që tingëllojnë si armët ‘Gorn’ që sulmonin anijen “Enterprise”, në episodin ‘Arena’ të serialit të famshëm Star Trek.

Së fundmi, ne dëgjojmë “rrahjen e zemrës” nga një vrimë e zezë në sistemin yjor binar “GRS 1915 + 105”, sikurse është rregjistruar anija Rossi X-ray Timing Explorer e NASA-s në vitin 1996, dhe të konvertuar në tinguj nga shkencëtarët në Universitetit të Masaçusetsit. NASA gjithashtu, regjistroi një ‘rrahje zemre’ nga vrima e zezë në sistemin “IGR J17091-3624”, në vitin 2003.

9. Portalet e fshehta magnetike përreth Tokës

Nëse keni njohje mbi konceptin ‘science fiction’ të shkurtores -një tunel i shkurtër që lidh dy vende të largëta në hapësirën e jashtme- atëherë ju do ta kuptoni se çfarë është një portal magnetik. Dallimi është se portalet magnetike, dihet që janë të vërteta. Ato janë fshehura përreth Tokës, duke u hapur dhe mbyllur dhjetëra herë çdo ditë. Ato janë gjithashtu të paqëndrueshme, të padukshme, dhe zakonisht jetëshkurtra.

Për shkak të kohës së shkurtër që i kemi njohur, ato janë madje të vështira për t’u parashikuar. Por kjo mund të ndryshojë. Toka është e rrethuar nga një magnetosferë, një fushë magnetike e padukshme, e krijuar nga korja e shkrirë e planetit tonë. Në atmosferën e sipërme, vijat e forcës magnetike ndërmjet planetit tonë dhe Diellit, nganjëherë takohen për të formuar pikën X, hapjen e këtyre portaleve të fshehura magnetike.

Çdo portal, formon shteg të pandërprerë, 150 milionë kilometrash nga atmosfera e Tokës në atmosferën e Diellit, duke lejuar një numër të madh grimcash diellore të rrjedhin shpejt në magnetosferën tone, nëse portali qëndron hapur për një kohë të mjaftueshme.

Kur të ndodhë kjo, këto grimca diellore mund të prodhojnë stuhi gjeomagnetike, ndoshta duke shkaktuar aurora dhe ndërprerë rrjetet tona elektrike. Fizikani i plazmave, Xhek Skuder zbuloi se ne mund të jemi në gjendje të parashikojmë pikën X. “Ne kemi gjetur 5 kombinime të thjeshta të fushës magnetike, dhe matjet e grimcave energjetike, që na tregojnë kur kemi mbërritur tek një pikë X, ose në një rajon të shpërndarjes së elektronëve”-thotë Skuder.

“Një anije e vetme, një instrument siç duhet të jetë, mund t’i kryejë këto matje”. Misioni i NASA-s “Magnetospheric Multiscale”, u nis në fillim të vitit 2015 për të parë për këto portale magnetike dhe mbledhur më shumë informacion rreth tyre.

8.  Rrufeja e errët

Edhe pse besohet se rreziku është i vogël, ju mund të jeni goditur tashmë nga rrufeja e errët- dhe rrezet e saj të antimateries – pa e ditur atë. Rrufeja e errët, njihet ndryshe edhe si “drita tokësore e rrezeve gama”. Stuhitë jo vetëm që prodhojnë energji elektrike me anë të rrufeve të dukshme, ato gjithashtu prodhojnë rreze të fuqishme, përmes rrufeve të errta dhe të heshtura, që janë thuajse të padukshme.

Emetimet e rrezeve Gama, janë të lidhura në mënyrë tipike me shpërthimet bërthamore, vrimat e zeza supermasive, dhe supernovat. Pra, është një surprizë zbulimi, se këto emetime vijnë pikërisht nga stuhitë. Ndërsa rrufetë e dukshme lëvizin nga reja në re, ose ndërmjet reve dhe tokës përmes formimit të vetëtimave, rrufetë e errëta fluturojnë lart në të gjitha drejtimet drejt hapësirës, duke përfshirë edhe hapësirën ajrore, ku udhëtojnë avionët tregtarë.

Nëse jeni që person që udhëton rregullisht në avion, mund të infektoheni nga ky rrezatim më shpesh sesa mund ta kuptosh. Ne gjithashtu dime, se rrufeja e errët vjell në hapësirë pozitrone, ekuivalenti i elektroneve tek antimateria. Shkencëtarët besojnë se doza juaj e rrezatimit nga goditja e një rrufeje të tillë, është ndoshta e barabartë me kryerjen e një skaneri, por ata nuk janë të sigurtë për këtë.

Nëse ju merrni mjaftueshëm rrezatim një herë, trupi juaj mund të jetë dëmtuar nga rrufeja e errët. Por ju nuk do të pësoni dëmet e dukshme, që shkaktohen nga goditja e drejtpërdrejtë e një rrufeje të dukshme.

Rreziku për t’u goditur nga rrufeja e errët është i vogël, sepse pilotët e avionëve përpiqen të shmangin fluturimin përmes stuhive. “Doza nuk duket se arrin asnjëherë nivele vërtetë të rrezikshme”-thotë fizikanti Xhozef Duajer. “Rrezatimi nga rrufeja e errët, nuk është diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë të frikësuar, dhe kjo nuk është një arsye për të shmangur fluturimin.

Unë nuk e kam problem të hip në avion me fëmijët e mi”- shton ai.

Ka shumë gjëra që ne nuk dimë mbi rrufenë e errët. Ndonëse besojmë se ajo prodhohet kur elektronet me energji të lartë thyhen tek molekulat e ajrit gjatë një stuhie, ne nuk e dimë saktësisht sesi rrufeja e dukshme dhe ajo e errët, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne gjithashtu nuk jemi të sigurtë, sesa shpesh ndodhin rrufetë e errëta, ose nëse dikush ka qenë ndonjëherë i goditur prej tyre.

7. Njollat e shndritshme misterioze në planetin Ceres

Më parë, ju kemi treguar se ‘Feature 5’, një vend i ndritshëm në sipërfaqen e planetit xhuxh Ceres, mund të jetë një kriovullkan, një shpërthim uji që mund të tregojë për ekzistencën e një oqeani nëntokësor. Tani, fotot më të reja nga anija kozmike “Daën” e NASA-s i shtohen misterit.

Së pari, ne shonim një tjetër njollë të shndritshme, të quajtur “Feature 1”, mbi sipërfaqen e Ceres. Por dy njollat duken ndryshe, kur shihet në imazhe termike. “Feature 1” duket si një vend të errët në imazhet infra të kuqe, çka do të thotë se ishte më ftohtë, sesa zonën përreth saj. Megjithatë, “Feature 5” nuk u shfaq fare në imazhet termike, kështu që temperatura e saj ishte e njëjtë si mjedisi përreth.

Ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo. Mund të kemi të bëjmë me faktin, se njollat janë krijuar nga materiale të ndryshme, apo se terreni përreth tyre është i ndryshëm. Grupi tjetër i imazheve, vetëm sa e thelloi më tej misterin. Në vend të vetëm dy njollave, ne kemi zbuluar se ato janë në fakt disa pika të veçanta të ndritshme të madhësive të ndryshme, që kanë një grup qëndror.

Njollat e shndritshme, janë të përfshira në një krater rreth 90 kilometra të gjerë. “Njollat e ndritshme në këtë lloj konfigurimi, e bëjnë Ceres unik nga çdo gjë tjetër që kemi parë më parë në sistemin diellor”- shprehet Kristofer Rasëll, që drejton edhe misionin.

“Ekipi i shkencëtarëve po punon për të kuptuar burimin e tyre. Reflektimi, si pasojë e akullit, është varianti kryesor që kam në mendje, por ekipi po vazhdon të konsiderojë mundësitë alternative, sikurse është edhe kripa”. Ceresit gjithashtu i mungojnë edhe krateret e mëdha sipërfaqësore që ne prisnim të shihnim.

“Kur krahasojmë madhësinë e kratereve në Ceres me ato që shohim në protoplanetin Vesta, na mungojnë disa kratere të mëdha. Kjo është diçka, për të cilën ne duhet të mësojmë më shumë”- thekson Rasëll. Megjithatë, Ceres ka më shumë dëshmi të veprimtarive që ndodhin atje, si rrëshqitja e tokës apo edhe rrjedhja në sipërfaqe sesa Vesta. Ceres gjithashtu ka një mal të madh, që ngrihet nga një sipërfaqe mjaft të qetë.

6.Mërkuri thjesht nuk ka kuptim

Për katër vjet, anija “Messenger” e NASA-s udhëtoi rreth orbirtës së Mërkurit, na dërgoi fotot e shkëmbinjve që dukeshin si shkallë gjigande. Më të mëdhatë ishin mbi 1000 kilometra të gjata dhe më shumë se 3 mijë metër të lartë.

Këto rrëpira, u krijuan kur shkëmbinjtë u shtynë tek këto struktura përgjatë thyerjes në koren e planetit. Për Mërkurin, shumë shkencëtarë besojnë se këto skarptate janë sipërfaqe “rrudha”, të krijuara kur planeti u tkurr me deri në 14 kilometra në diametër, teksa korja e tij u shndërrua nga e lëngët në të ngurtë.

Megjithatë, këta shkëmbinj nuk duken në rregull. Nëse ata u formuan për shkak të tkurrjes, duhet të ishin uniformë në të gjithë sipërfaqen e Mërkurit. Përkundrazi, ne shohim që shumica e tyre janë të drejtuar përgjatë dy shiritave të gjerë nga veriu në jug, në të dyja anët e planetit. Gjithashtu, janë vetëm gjysma e tyre në hemisferën veriore, po aq në hemisferën jugore.

Por ky nuk është e vetmi aspekt i çuditshëm i Mërkurit. Ai është gjithashtu shumë larg nga Dielli. Ndërsa shkencëtarët kanë studiuar të dhënat e anijes “Kepler”, ata vunë re se vetëm një sistem tjetër diellor duket si i yni. Në fakt, shumë yje janë të rrethuar nga sistemet e mbushura së brendshmi me Planetë.

Me kalimin e kohës, goditjet midis këtyre planeteve të brendshëm, lënë vetëm pak të mbijetuar. Nëse shkencëtarët e kanë modeluar saktë, sistemi ynë diellor ka pasur deri në 4 planetë që rrotulloheshin brenda orbitës së Venusit në kohët më të hershme. Kur përfunduan të gjitha përplasjet, Mërkuri ishte i vetmi që mbijetoi.

Kjo mund të shpjegojë fakti,n pse Mërkuri përmban shumë elementë të rëndë dhe jo elementë mjaftueshëm të lehtë. Ndoshta goditjet me objekte të tjera të hapësirës, ia hoqën koren e lehtë planetit, duke ia ekspozuar një shtresë më të dendur.

Kjo mund të ketë rëndësi për shpjegimin, pse modelet e sistemit tonë diellor tregojnë se kemi pasur shumë material që rrotullohet rreth diellit, për të formuar vetëm një planet si ngushtë si Mërkuri. “Në qoftë se çdo yll dikur kishte një sistem të tillë, atëherë kjo do të thotë se modelet kanë munguar për një kohë të gjatë, tek procesi i formimit të planetit”- tha shkencëtari Kevin Uolsh. “Ne jemi përpjekur gjithmonë të ndërtojmë modele, vetëm për të marrë 4 planetet tona shkëmbore, ndërsa nëse kjo ide është e drejtë, atëherë ne kemi injoruar prej kohësh mundësinë edhe të formimit të 5 planetëve po aq të mëdhenj ose mbase më shumë, sesa Toka në brendësi të orbitës së Mërkurit. Kjo do të jetë jashtëzakonisht fantastike”.

5. Retë misterioze si shtëllunga mbi planetin Mars

Në fillim të vitit 2012, astronomi amator Uejn Xheshke, zbuloi një re të çuditshme mbi planetin Mars. Ndryshe nga retë e vogla dhe të holla, që normalisht formohen mbi planet, këto shtëllunga gjigande shpërthyen nga sipërfaqja në një lartësi prej 240 kilometrash, duket se janë më shumë se dy herë më të larta sesa çdo re e mëparshme.

Ato ishin gjithashtu shumë të gjera, nga 500-1000 kilometra. Shtëllunga e pare, zgjati pak më shumë se një javë, në mars 2012. Shtëllunga të ngjashme, u shfaqën shkurtimisht në prill të po atij viti. Edhe pas konsultimit me astronomë të tjerë amatore, Xheshke nuk mund të shpjegojë atë që pa. Kështu që ai i çoi rezultatet e tij tek shkencëtarët profesionistë, që gjithashtu u habitën.

Pas kontrollit të të dhënave historike, astronomët profesionistë gjetën imazhe nga Teleskopi Habëll, që në vitin 1997 kishte treguar një re të ngjashme në Mars. Ata arritën në përfundimin se shtëllunga e çuditshme, nuk ishte e krijuar nga kristalet e akullit, sepse atmosfera në Mars është shumë e ngrohtë për një gjë të tillë.

Ndërkaq nuk kishte as gjasa që shtëllunga të ishte një aurorë, e ngjashme me dritat në polin e veriut në planetin tonë. Lloji i aktivitetit diellor, i nevojshëm për të krijuar një aurorë, mungonte në ditët kur u shfaq shtëllunga marsiane. Megjithatë, ato ishin 1 mijë herë më të shndritshme se çdo gjë vërejtur e ndonjëherë në Tokë.

Jo të gjithë shkencëtarët, besojmë se këto shtëllunga janë reale. Por pjesa tjetër thonë se 19 vëzhgues të ndryshëm, kanë regjistruar një dukuri të ngjashme. Në një zbulim të veçantë nga orbita e Marsit e NASA-s, shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të “ndikimit pasqyrues” të disa kratereve në Mars. E errët në ngjyrë si lava e sapo ftohur, “ndikimi pasqyrues” formohet kur një kometë apo asteroid përplaset mbi një sipërfaqe planetare, dhe shkrin një hapësirë të madhe të shkëmbit dhe terrenit që shpejt ngurtësohet.

Ky material mund të ruajë gjurmë të jetës, që jetuan para dhe pas përplasjes, pothuajse si në një kapsulë kohe. Ndikimi i qelqit mundet ndërkaq të kapë gazet atmosferikë ekzistues, kur ka ndodhur goditja. Pra, nëse ne mund të gjejmë një mënyrë për ta shqyrtuar atë, ndikimi i qelqit mund të zgjidhë disa mistere të lashta në lidhje me planetin e kuq.

4. Origjina e asteroidëve në Rusi

Në shkurt të vitit 2013, një meteor i pa pikasur, rreth 20 metra i gjerë shpërtheu me fuqinë e 30 bombave Hiroshima mbi Çeliabinsk të Rusisë, në lindje të Maleve Urale. Për fat të mirë, askush nuk vdiq. Por një valë shoku goditi qytetin rreth një minutë më vonë, duke shkaktuar mbi 1.200 të plagosur, si pasojë e ciflave të xhamit nga dritaret të thyera.

Mbi dy vjet më vonë, ne ende nuk e dimë origjinën e atij meteori. Fillimisht, menduam se ishte një copë e “1999 NC43”, një asteroid afër Tokes, që është rreth 2 km i gjerë. Por duket se e vetmja gjë që ata ndanin së bashku, ishte një orbitë e ngjashme rreth Tokës. “Përbërja e meteorit të Çeliabinskut që u mblodh pas ngjarjes, është e ngjashme me një lloj të zakonshëm meteorësh të quajtur kondritët LL”-thotë shkencëtari Vishnu Redi. “Asteroidi pranë Tokës, ka një përbërje që është dukshëm i ndryshme nga ky meteor”.

Kohët e fundit, shkencëtarëve u është dashur të pranojnë se ata s’mund të lidhin lehtë një meteor me një asteroid të veçantë, për shkak se shumica e këtyre të fundit janë jashtëzakonisht të vegjël dhe kanë orbita kaotike. Ne ishim me fat që meteori i Çeliabinsku nuk shpërtheu më afër tokës, pasi do të shkaktonte edhe më shumë lëndime në njerëz dhe dëme materiale.

Por ajo ngjarje shërben si një paralajmërim, se kemi nevojë të parandalojmë asteroidët, që mund të jenë të rrezikshëm për ne. Në këtë kuadër, Agjensia Evropiane e Hapësirës, ka krijuar një qendër për paralajmërimet ndaj asteroidëve. Në vitin 2018, fondacioni jofitimprurës “B612”, një organizatë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Tokës nga asteroidet, parashikon të nisë në hapësirë teleskopin “Sentinel” për të kërkuar asteroidët që gjenden në afërsi të planetit tonë.

Nëse mund t’i gjejmë ata shpejt, ne kemi teknologjinë për të parandaluar katastrofat të ardhmen nga meteorët, përmes një mënyrë mjaft të efektshme dhe me një kosto të pranueshme.

3. Sistemi diellor në miniaturë i Plutonit

Në dallim nga çdo gjë që kemi parë më herët, Plutoni dhe 5 hënat e tij, i ngjajnë në miniaturë një sistemi diellor. Shkencëtarët besojnë se Charon, hëna më e madhe, u krijua nga një përplasje mes Plutonit dhe një objekti të madh, ende të panjohur.

Hënat e tjera Hydra, Kerberos, Nix dhe Styx, mund të jenë formuar nga mbeturinat e asaj përplasjeje. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha hënat duhet të dukeshin njëlloj. Në fakt nuk është kështu. Duke përdorur fotot e marra nga teleskopi “Hubble”, shkencëtarët kuptuan se Kerberos është më e errët se Hidra, Nix dhe Styx.

Nëse të gjitha u formuan nga i njëjti faktor, kjo nuk ka kuptim. Pra, prej nga ka ardhur Kerberos? Ndoshta Plutoni e ka kapur Kerberosin, gjatë një përplasje me një objekt tjetër. Megjithatë, në qoftë se Kerberos është formuar nga i njëjti aksident që ka krijuar edhe hënat e tjera, ajo mund të jetë thjesht një copë e errët e bërthamës së objektit të përplasur.

Por kjo në fakt nuk shpjegon ndryshimin e tyre në ngjyrë. Shkencëtarë,t besojnë se ngjyrat e hënave do të ishin të ngjashme, nëse ato do të shkëmbenin materiale me njëri-tjetrin, gjatë miliardave vjet që kanë ekzistuar.

Sipas një tjetër teorie, hënat janë të gjitha të njëjta nga brenda, edhe në rast se Kerberos duket ndryshe nga jashtë. Por realisht, jemi shumë larg të qënit në gjendje për ta bërë këtë përcaktim. Një teori e fundit, është se Kerberos duket ndryshe, pasi ka një formë të tillë, ndoshta si një patate, kur krahasohet me hënat e tjera.

Surpriza tjetër për shkencëtarët është se Hydra, Nix dhe Styx janë në një rezonancë Laplace, që do të thotë se ato ushtrojnë ndikime gravitacionale mbi njëra-tjetrën, për të bllokuar orbitat e tyre në një lloj valle kozmike rreth Plutonit. Në sistemin tonë diellor, vetëm hënat e Jupiterit, Evropa, Ganimede, dhe Io janë në atë lloj resonance orbitale.

Në përgjithësi, rezonancë orbitale do të thotë se ndikimi gravitacional i të paktën dy objekteve, i bllokon ato në orbitë përreth një trupi amë në një model të veçantë. Për shembull, Plutoni dhe Neptuni janë në një rezonancë 2:3. Plutoni bën dy orbita rreth diellit (trupin e tij mëmë), për çdo tre që bën Neptuni.

2.X-files nga skajet e hapësirës

Kanë kaluar rreth 50 vjet, qëkur kemi regjistruar infratingujt atmosferikë, valët e zërit në frekuencën nën 20 herc. Këto frekuenca janë nën kapacitetin njerëzor për t’u dëgjuar, kështu

që tingujt në videon e mësipërme, janë bërë 1 mijë herë më të shpejta që të jenë të dëgjueshme. Daniel Bauman, student i diplomuar në Universitetin e Karolinës së Veriut, që i regjistroi ato, mendon se fishkëllimat e frikshme dhe kërcitjet tingëllojnë diçka si nga dosjet X. Për të tjerët, ajo tingëllon si një interferencë radioje.

Shkencëtarët janë të intriguar nga tingujt, sepse ato s’mund të shpjegojnë origjinën e vet. Si pjesë e Platformës së Studentëve “Lartësi e Madhe” në vitin 2014, Bauman fluturoi për 9 orë një tullumbace në një lartësi 37.500 metra mbi sipërfaqen e Tokës. Ai rajon atmosferik quhet “afër hapësirës”, më poshtë hapësirës kozmike, ku satelitët sillen rrotull, por mbi hapësirën ajrore komerciale ku fluturojnë avionët e tillë.

Me pajisjet e ndërtuara vetë, Bauman ishte personi i parë që regjistroi infratinguj në atë lartësi.

Edhe pse shkencëtarët në vitet ’60, besonin se infratingujt atmosferikë do të ishin një mënyrë e mirë për të identifikuar shpërthimet bërthamore, interesi i tyre u fashit, kur sensorët e vendosur në tokë, ishin në gjendje ta kryenin atë punë.

Pra, kompleksiteti i regjistrimeve të Bauman mbi Nju Meksiko, i ka kapur shkencëtarët e sotëm në befasi. Ata kanë për qëllim të dërgojnë një tullumbace tjetër në hapësirë për të hetuar infratingujt e pazakontë. “Unë mendoj se ky studim ka çelur një terren të ri për më shumë kërkime”- tha gjeofizikanti Omar Marçilo. “Është shumë e rëndësishme për të gjithë komunitetin”- shtoi ai.

Deri tani, shkencëtarët seriozë nuk mendojnë se burimi i tyre janë alienët. Ngjarjet atmosferike si stuhitë, mund të krijojnë valë infrasonike. Dhe po kështu tërmetet, meteorët dhe vullkanet. Supozimet shkencore mbi atë çfarë e prodhoi infratingullin në këtë regjistrim, përfshinin turbullirat e qarta të ajrit, erës, përplasja e dallgëve të oqeanit, valët e gravitetit, sinjale nga një mulli ere aty pranë, apo dhe vibracionet nga kablli i tullumbaceve.

1.Planeti X

Sikur janë shprehur në vitin 2014, shkencëtarët janë duke pretenduar se Planeti X, një planet që supozohet se shtrihet përtej Plutonit në sistemin tonë diellor, në fakt nuk ekziston. Por në fillim të këtij viti, kërkuesit ndryshuan mendje. Pasi analizuan orbitat e 13 objekteve ekstreme trans-neptuniane (ETNOs), objekte të largëta si planetët xhuxh Sedna dhe “2012 VP113”, që sillen përreth Diellit përtej Plutonit – disa shkencëtarë besojnë tani se të paktën dy planetet më të mëdhenj se Toka, Planetët X dhe Y, mund të ndodhen vërtet atje.

Teorikisht, orbitat ETNO duhet të jenë mesatarisht 150 njësi astronomike nga Dielli. Një njësi astronomike, është e barabartë me rreth 150 milionë kilometra, distanca në mes Tokës dhe Diellit Këto orbita, janë parashikuar gjithashtu të jenë të prirura në rreth zero gradë. Por teoria nuk përkon me realitetin. Të 13 ETNO-sit, i kanë orbitat aktuale me një distancë mesatare ndërmjet 150 – 525 njësi astronomike dhe prirjet në mesatarisht 20 gradë.

“Ky teprim objektesh me parametra të papritur orbitalë, na bën të besojmë se disa forca të padukshme, kanë ndryshuar shpërndarjen e elementeve orbitalë të ETNOs, dhe ne konsiderojmë se shpjegimi më i mundshëm, është se planetet e tjerë të panjohur ekzistojnë përtej Neptunit dhe Plutonit”-tha drejtuesi i studimit Karlos de la Fuente Markos.

“Numri i saktë është e paqartë… por llogaritjet tona tregojnë se ka të paktën dy planete, dhe ndoshta më shumë, brenda kufijve të sistemit tonë diellor”. Sigurisht, mund të ketë shpjegime të tjera për këto orbita të papritura.

Por, duke pasur parasysh se ne mendonim se nuk kishte asgjë përtej Plutonit në sistemin tonë diellor deri në vitin 1992, dhe vetëm kohët e fundit zbuluam “2012 VP113”, askush nuk mund të thotë me siguri se trupat të tjerë planetarë nuk ekzistojnë në skajet e jashtme të sistemit tonë diellor. Teknologjia jonë, nuk është ende mjaft e avancuar për të zbuluar gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco