Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë/ Alarmi i shkencëtarëve: Njerëzimi, më afër se kurrë vetëshkatërrimit

Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë/ Alarmi i shkencëtarëve: Njerëzimi, më afër se kurrë vetëshkatërrimit

14:15, 24/01/2024
A+ Aa A-

Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë, ndërsa shkencëtarët janë të shqetësuar se se njerëzimi është më afër se kurrë vetëshkatërrimit. Ata e lidhin me me krizën klimatike, vitin 2023 si më i nxehti në histori, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja.

Njerëzimi është më afër se kurrë vetëshkatërrimit. Ky është shqetësimi i shkencëtarëve, konkretisht i organizatës së Shkencëtarëve Atomikë.

Në buletinin e përvitshëm të kësaj organizate, që përdorin një orë simbolike të quajtur “Doomsday Clock” për të treguar se sa afër shkatërrimit është bota, kësaj radhe e kanë ndalur kohën 90 sekonda në mesnatë.

Alarmi që ngre ky grup shkencëtarësh ka të bëjë me krizën klimatike, vitin 2023 si më i nxehti në histori, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja.

“Rivendosja e orës 90 sekonda në mesnatë nuk është tregues që bota është e qëndrueshme, është krejtësisht e kundërta”, tha Presidentja e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, Rachel Bronson.

Ajo apelon që qeveritë dhe komunitetet të bashkëpunojnë dhe të marrin masa për të mbrojtur klimën dhe globin.

Edhe inteligjencën artificiale e konsideron rrezik për njerëzimin, duke bërë thirrje për më shumë kontroll mbi teknologjinë.

Vitin e kaluar, kjo organizatë e ndali kohën 90 minuta në mesnatë për të shprehur shqetësimin për luftën Rusi-Ukrainë.

https://thebulletin.org/doomsday-clock/current-time/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco