Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Foto rrëqethëse/ Të vraposh me ‘demonin’ dhe të mos e dish

Foto rrëqethëse/ Të vraposh me ‘demonin’ dhe të mos e dish

10:10, 13/01/2024
A+ Aa A-

SHBA-Kay Barleis, një drejtoreshë arti dhe me profesion stiliste nuk është e panjohur për botën e maratona, pasi ajo ka marrë pjesë në këto maratona që në moshën 14 vjeçare.

Por takimi i saj me entitetin misterioz ndodhi në janar 2019, gjatë garës HURT 100.

Gara po i shkonte mirë Barleis derisa pësoi një dëmtim në këmbë gjatë xhiros së parafundit që e detyroi të tërhiqej.

Por ajo filloi të shqetësohej për njeriun misterioz kur partneri i Barleis, Cassi ndau foto nga maratona me familjen.

Në një nga fotot ajo zbuloi në pamje befasuese, një figurë të errët që shoqëronte Barleis ndërsa ajo vraponte në një shteg me hije të xhunglës.

As Barleis dhe as Cassi nuk u kujtuan se mund ta kishin parë këtë person kur ato po kalonin shtegun gjatë garës.

E intriguar dhe e shqetësuar nga imazhi Barlesi hulumtoi legjendat lokale dhe zbuloi historinë e Nightmarchers, fantazmat e luftëtarëve të vdekur Havai. 

Sipas Honolulu Magazine , këto entitete udhëtojnë natën dhe konsideroheshin aq të shenjta saqë nëse ti ke kontakt me sy me këtë krijesë mund të vdesësh. 

Folklori vendas këshillon që nëse dikush e gjen veten në rrugën e një Nightmarcher, veprimet më të sigurta janë të zhvishet, të shtrihet me fytyrë përtokë dhe të shmangë kontaktin me sy me këto krijesa.

Dhe këtë radhe fati ishte në anën e  Barleis pasi kontakti me sy me këtë krijesë mund të kishte përfunduar në një fund tragjik për atletën. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco