‘Unaza e Madhe’ në hapësirë/ Zbulohet grumbulli i galaktikave që sfidon ligjet e kozmosit

‘Unaza e Madhe’ në hapësirë/ Zbulohet grumbulli i galaktikave që sfidon ligjet e kozmosit

13:23, 12/01/2024
A+ Aa A-

Një zbulim i ri për galaktikën tonë. Shkencëtarët kanë pikasur të ashtuquajturën Unazën e Madhe, një strukturë 15 herë më e madhe se hëna.

Befasuese! Kjo strukturë gjigante në formë unaze në hapësirë është zbuluar nga shkencëtarët në Universitetin e Lancashire Qendror

Është 1.3 miliardë vite dritë larg dhe duket të jetë afërsisht 15 herë më e madhe se Hëna në qiellin e natës siç shihet nga Toka.

E quajtur Unaza e Madhe nga astronomët, ajo përbëhet nga galaktika dhe grupime galaktikash. Nuk mund të shihet me sy të lirë. Ata thonë se është aq i madh sa sfidon të kuptuarit tonë për universin.

Struktura të tilla të mëdha nuk duhet të ekzistojnë sipas një prej parimeve udhëheqëse të astronomisë, të quajtur parimi kozmologjik.

Edhe pse yjet, planetët dhe galaktikat janë grumbuj të mëdhenj të materies në sytë tanë, në kontekstin e madhësisë së universit ato janë të parëndësishme - dhe teoria është se copa shumë më të mëdha të materies nuk duhet të formohen.

Unaza e Madhe nuk është aspak shkelja e parë e mundshme e parimit kozmologjik dhe kështu sugjeron se ka një faktor tjetër, ende për t'u zbuluar, në lojë.

Është tepër e vështirë të konceptohet ndonjë mekanizëm që mund të prodhojë këto struktura, kështu që autorët spekulojnë se ne po shohim një relikte nga universi i hershëm.

Gjetjet janë paraqitur në takimin e 243-të të Shoqatës Amerikane Astronomike (AAS) në New Orleans.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco