Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu

Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu

10:20, 12/01/2024
A+ Aa A-

Një dhi me fytyrë njeriu ka lindur në një fermë në fshatin Nuawn në shtetin indian të Uttar Pradesh. Fshatarët u dyndën në fermë për të parë këtë kafshë me pamje të çuditshme.

Raportohet se kafsha, nuk qëndronte dot më vete dhe nuk mund të thithte nënën e saj. Veterinerët mendojnë se pamja e çuditshme e dhisë është për shkak të mungesës së kalciumit dhe se shanset e tij për të mbijetuar janë të ulëta.

Fshatarët kuriozë vijnë në fermën ku lindi dhia dhe vizitojnë kafshën me pamje të çuditshme, që duket si një njeri.

Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në Indi. Kështu, në vitin 2020, një dhi e ngjashme mutante u konsiderua si një qenie e adhuruar, duke e cilësuar si një avatar perëndish.

Po ashtu, në nëntor 2022, një dhi me dy sy të mëdhenj të bashkuar në mes të ballit lindi në qytetin Sultanpur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco