Po e torturonin dhimbjet e kokës prej muajsh, zbulon që kishte 2 shkopinj të ngulur në kafkë

Po e torturonin dhimbjet e kokës prej muajsh, zbulon që kishte 2 shkopinj të ngulur në kafkë

09:34, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një burrë vietnamez, i cili kishte vuajtur nga dhimbje koke të forta dhe madje edhe humbje të shikimit gjatë pesë muajve të fundit, kohët e fundit mësoi se kishte pasur një palë shkopinj të mbërthyer në kafkën e tij.

Burri i paidentifikuar u shtrua kohët e fundit në Spitalin e Miqësisë së Kubës në qytetin Dong Hoi të Vietnamit, pasi u ankua për dhimbje koke të vazhdueshme, humbje të shikimit dhe rrjedhje të lëngjeve nga hunda.

Kur u pyet, burri nuk zbuloi asnjë shkak të mundshëm për këto simptoma, por një skanim CT tregoi një pneumocephalus tensioni, ekuivalenti intrakranial i një pneumotoraksi si dhe dy objekte të huaja që shkonin nga hunda e tij drejt trurit.

Pas ekzaminimit të plotë, objektet u identifikuan si shkopinj të thyer…

I pyetur se si shkopinjtë mund të kishin hyrë ashtu në kafkën e tij, pacienti 35-vjeçar fillimisht ishte po aq i hutuar sa mjekët e tij, por më vonë ai kujtoi një incident në të cilin ishte përfshirë pesë muaj më parë që mund të ndihmonte në shpjegimin e situatës së tij.

Kur kishte dalë për të pirë një natë, burri pati një sherr fizik dhe përfundoi në urgjencë. Mirëpo, mjekët atje e nxorën shpejt.

Tani, ai dyshon se ai sherrxhiu tjetër do t’ia ketë ngulur shkopinjtë në kafkë përmes hundës, por nuk e mban mend se si mund të kishte ndodhur në të vërtetë.

Pas shqyrtimit të të gjitha mundësive, ekipi mjekësor vendosi të kryejë operacion endoskopik përmes hundës, të kombinuar me mikrokirurgji për të mbyllur fistulën kraniale të pacientit dhe për të hequr atë çiftin e shkopinjve të thyer.

Sipas mjekut Nguyen Van Man, Shef i Departamentit të Neurokirurgjisë në Spitalin e Miqësisë me Kubën, zgjedhja e metodës optimale kirurgjikale është kritike për të shmangur lënien e pacientit me pasoja.

Gjendja e 35-vjeçarit tani është stabël dhe ai ka dalë nga spitali.

Ngulja dhe mbajtja e shkopinjve në kafkë me sa duket nuk është aq e rrallë sa mendoni. Vetëm disa vite më parë ka ndodhur një rast i ngjashëm në Tajvan, ku një grua përfundoi me shkopinj që i shponin trurin pas një sherri me motrën e saj./ar/sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco