Ja sa tërmete kanë rënë në Shqipëri dhe dëmet që kanë shkaktuar

Ja sa tërmete kanë rënë në Shqipëri dhe dëmet që kanë shkaktuar

16:13, 08/04/2017
A+ Aa A-

Tërmetet kanë qenë disa herë “mysafirë” në Shqipëri që në vitet e para të dymijëvjeçarit. Sipas specialistëve, nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 pas Krishtit. Më pas, në Durrës në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në mars të vitit 1273.

Ky tërmet ka shënuar 25 mijë viktima në atë kohë dhe ka shkatërruar plotësisht qytetin. Por, gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.

Shekujt e më pasmë regjistruan të tjera tërmete. Një i tillë, kujtohet më 17 tetor të vitit 1851, ku 400 ushtarë mbetën të vrarë në kalanë e qytetit. Katër vjet më vonë, në Shkodër regjistrohen 12 tërmete brenda një viti.

E duke u hedhur në shekullin e 20-të, shifrat vazhdojnë të shënohen në Shkodër. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti me fuqi 9 ballësh la pa banesa 1500 familje. Vret 200 njerëz dhe plagos 500 të tjerë.

Në Tepelenë, në vitin 1920, shkatërrohen 2500 shtëpi e shkakton 36 të vrarë. Në vitin 1959 tërmeti 9 ballësh prek Lushnjën, Fierin, Rrogozhinën, Peqinin e Beratin. Një vit më vonë, epiqendra e tërmetit ishte në Korçë. Sipas të dhënave, u shkatërruan 1479 ndërtesa. Por më i rëndë është tërmeti i vitit 1967 në Dibër e Librazhd. Shkatërrohen 177 fshatra, gjejnë vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë plagosen. Toka thyhet në një gjatësi mbi 10 kilometra e dheu zhvendoset deri në 50 centimetra. Por me gjithë, pasqyrën e zezë të fenomenit natyror, specialistët thonë se s’duhet të qahemi. "Shqipëria karakterizohet nga mikrotërmetet, tërmete të vegjël, të mesëm dhe shumë rrallë nga tërmete të fortë, të cilët janë mbi 7 shkallë Rihten", thotë përgjegjësi i Departamentit të Rrjetit Sizmologjik, Dushi. Po cilat janë zonat më të prekura nga tërmetet? Dushi tregon se zonat sizmogjene gjatësore janë: 1. Jonione-Adriatike. 2. Shkodër-Mat-Bilisht dhe Drini-Peshkopia-Korça. Ndërkohë, zonat sizmogjene tërthore janë: Shkodër-Pejë, Lushnjë-Elbasan-Dibër dhe Vlorë-Tepelenë.

APOLLONI, viti 217, pas Lindjes së Krishtit.

DURRËS, viti 334, pas Lindjes së Krishtit.

DURRËS, viti 505, pas Lindjes së Krishtit.

BUTRINT, viti 1153.

DURRËS, mars 1273. Tërmeti shkatërron plotësisht Durrësin. 25 mijë banorë gjejnë vdekjen dhe për 6 vjet qyteti nuk banohet

KRUJË, viti 1617.

VLORË, 12 tetor 1851. 20 të vrarë.

BERAT, 17 tetor 1851. 400 ushtarë të vrarë në kala.

Shkodër, shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë

dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.

Himarë, më 14.06. 1895.

Shkodër, më 1.06.1905. Tërmeti me fuqi 9 ballë shkatërron 1500 shtëpi, duke lënë 200 të vrarë dhe

500 të plagosur.

Ohër, 18 shkurt 1911

Tepelenë, 20.11.1920. Tërmeti shkakton 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 veta.

Peshkopi, 24 gusht 1924. Shkatërrohen afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur.

Durrës, 17.12.1926. Tërmeti kishte intensitet 8-9 ballësh. Lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi.

Vlorë, Tepelenë 21.11.1930. Tërmeti shkakton 30 të vrare e mbi 100 të plagosur.

Korçë, 28 janar 1931.

Shkodër, 1943. Regjistrohet një tërmet tetë ballësh.

Lushnje, Fier, Rrogozhinë, Peqin e Berat 1.09.1959. Tërmeti kishte intensitet 8-9 ballë.

Korçë 26 maj 1960, ku u shkatërruan 1479 ndërtesa.

Fier, Tepelenë, Berat, Lushnjë 18 mars 1962. Tërmeti tetë ballësh shkakton 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe u shkatërruan 2 700 shtëpi.

Dibër, Librazhd 30.11.1967. Shkatërrohen 177 fshatra, gjejnë vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë plagosen. Toka është çarë në gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.

Shkodër, Librazhd 3.11.1968.

Shkodër, Lezhë 15.04.1979. Dëmtohen 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

Roskovec 17 nëntor 1982. Ndihet edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 të tjerë u plagosën.

Tiranë 7 janar 1988. U dëmtuan 2083 shtëpi

26 mars 1990. Fushë-Bardhë, Gjirokastër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco