Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Sirenia, ‘Lopa e detit’ / Kafshë e madhe dhe shumë gracioze

Sirenia, ‘Lopa e detit’ / Kafshë e madhe dhe shumë gracioze

13:20, 09/10/2022
A+ Aa A-

Edhe pse lopa e detit është goxha një kafshë e madhe dhe duket paksa e ngathët, në të vërtetë lëviz në ujë me shumë graciozitet

Mund të shihen duke notuar solo, në çifte apo në grupe të vogla. Më së shpeshti vetëm nxjerrin hundët jashtë për të thithur ajër.

Sirenia kurrë nuk del nga uji, por patjetër duhet të dalë në sipërfaqe për oksigjen.

Mund të zhytet në ujë rreth 15 minuta pa marrë frymë, ndërsa derisa noton patjetër duhet të dalë për ajër në çdo tre apo katër minuta. Aq mirë gjendet në ujë sa që mund të notojë edhe e kthyer në shpinë.

Emrin sirenia e kanë marrë nga sirenat e mitologjisë greke. Kjo vjen nga një legjendë për zbulimin e tyre, ku detarë të vetmuar, lopët e detit i kanë keqkuptuar si sirena.

Ku jetojnë Sireniat?

Ka tre lloje të kësaj kafshe, i ndajmë sipas vendit ku notojnë. Një specie lëviz nga bregu perëndimor i Indisë në Florida, dhe më pas noton në Brazil. Një tjetër jeton në lumin Amazon, dhe e treta noton përgjatë bregut perëndimor të Afrikës.

Karakteristikat

Edhe pse kjo kafshë duket si një përzierje balenash dhe fokash, lopët e detit në të vërtetë janë të afërta me elefantët, jo me delfinët apo balenat.

Lopa e detit mesatarisht e gjatë është rreth 3 metra dhe e rëndë rreth 500 kilogramë. Femrat zakonisht janë më të mëdha se meshkujt. Lopa e detit më e madhe e ”peshuar” ka pasur rreth 1.500 kilogramë.

Interesante është që në lëkurën e trashë me ngjyrë të hirtë kanë qime të cilat u shërbejnë për heqjen e shtresave të algave.

Shumimi

Femrat e këtyre kafshëve që në moshën trevjeçare janë të gatshme për çiftëzim. Shtatzënia zgjat nga 12 deri në 14 muaj. Zakonisht lind një këlysh i vetëm, megjithëse ka pasur raste të rralla kur kanë lindur binjakë.

Një viç lind në ujë, dhe më pas sirenia e ndihmon atë të notojë në sipërfaqe dhe të marrë frymë ajri. Pas një ore, viçi do të notojë vetë pa asnjë problem.

Viçi pinë qumështin e lopës së detit, kurse ajo dhe ha alga deti. Lopa e detit bën një këlysh çdo 2 deri në 5 vjet, ndërsa qëndrojnë së bashku për rreth 2 vjet.

Nuk dihet saktësisht se sa është jetëgjatësia e tyre, por të mbyllura, jetuan deri në 28 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco