Spageti në Mars? Gjetja e mahnitshme e Anijes ‘Perseverance’

Spageti në Mars? Gjetja e mahnitshme e Anijes ‘Perseverance’

09:11, 19/07/2022
A+ Aa A-

Roveri i NASA-s ka fotografuar një grup të çuditshëm fijesh, origjina e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Roveri i NASA-s, “Perseverance” , ka vëzhguar planetin e kuq që nga shkurti i vitit 2021. Dhe ka arritur të zbulojë një top “spageti” në këtë mjedis jo të favorshëm për gastronominë italiane. Ose të paktën ajo që i ngjan fort asaj.

Gjetja e roverit, e cila daton nga 12 korriku, është vendosur në kraterin Jezero, ku “Persy”, siç e quajnë njohësit e misionit Mars 2020, është duke eksploruar deltën e një lumi të lashtë në kërkim, ndër të tjera, për jetën mikrobiotike. Natyrisht, një kategori të cilës nuk i përket ky grumbull fijesh të ngatërruara.

Por atëherë çfarë është ajo? Si zakonisht me këto zbulime të pazakonta të bëra nga misionet e ndryshme marsiane, imagjinata po nxehet dhe hipotezat më të çmendura ndjekin njëra-tjetrën. Por, këtë herë, shpjegimi më i thjeshtë duket më i miri: as krijesë jashtëtokësore, as formacion të pazakontë gjeologjik, këto “spageti” ndoshta vijnë nga vetë misioni dhe rrëzimi i roverit me parashutë.

Çdo sekondë e këtij operacioni delikat ishte filmuar në një video spektakolare e cila tregonte se ““Perseverance”  nuk ishte kursyer gjatë kësaj mbërritjeje me bujë dhe pjesë të modulit të uljes ishin shpërndarë në disa qindra metra. Kohët e fundit, më 15 qershor, roveri kishte përjetësuar një pjesë të mbulesës termike të modulit. Kaq shumë incidente konfirmojnë vlefshmërinë e efektit të famshëm të vëzhguesit, i cili supozon se vëzhgimi mund të ndikojë në procesin e vëzhguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco