‘Investime miliona euro në ish-Bllok’/ Italiani në Tiranë: Ja gjërat e çuditshme që kam parë në Shqipëri

18:33, 16/07/2022
A+ Aa A-

Një italian i cili ka vizituar Shqipërinë, ka publikuar një video në rrjete sociale ku tregon për pesë gjërat më të çuditshme që ka parë.

Ai përmend zonën e Bllokut dhe flet për investime miliona eurosh në bare e restorante. Më tej italiani krahason zonën e Bllokut në Tiranë me Dubain dhe Nju Jorkun.

Miqtë më kanë pyetur se kush është gjëja më e çuditshme që kam parë në Shqipëri. Duhet që të mendohesha ca para se të përgjigjesha dhe në fund po ju them, që nëse vendosni të vizioni Tiranën, kryeqytetin dhe shkoni në lagjen e ‘bllokut’ që është lagjja më e mirë, me lokale, rezidenca etj., do të shikoni lokale dhe bare ku janë shpenzuar miliona euro.

Nuk është thjeshtë një mënyrë të thëni, miliona euro, por vërtetë janë shpenzuar miliona euro, pasi njeriu që më shoqëronte ishte i këtij sektori dhe në komente mund të më konfirmoni që janë shpenzuar miliona euro.

Merrni lokalin më të mirë që keni parë në Nju Jork dhe Dubai dhe vendosini përballë lokaleve në ‘bllokun’ e Tiranës. Kafeja kushton 75-80 centë euro dhe njerëzit kalojnë 2 orë në kafe. Si mundet që një strukturë e tillë, të nxjerrë investimin?”-shprehet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco