Kamboxhia, kapet peshku më i madh në botë i ujërave të ëmbla

Kamboxhia, kapet peshku më i madh në botë i ujërave të ëmbla

10:34, 21/06/2022
A+ Aa A-

Peshkatarët në Kamboxhia kanë kapur peshkun më të madh të ujërave të ëmbla në botë i regjistruar ndonjëherë.

Ai është një raja me peshë rreth 300 kilogramë dhe u deshën disa burra për ta nxjerrë në breg.

E quajtur Boramy, që do të thotë "hëna e plotë" në gjuhën Kmere,  për shkak të formës së saj bulboze, femra katër metra e gjatë u lëshua përsëri në lumë pasi u etiketua në mënyrë elektronike për të lejuar shkencëtarët të monitoronin lëvizjen dhe sjelljen e saj.

"Ky është një lajm shumë emocionues sepse ishte peshku më i madh i ujërave të ëmbla në botë. Është një lajm emocionues sepse do të thotë se kjo zonë e Mekong është ende e shëndetshme... Është një shenjë shprese që këta peshq të mëdhenj ende jetojnë këtu," tha biologu Zeb Hogan, ish-prezantues i emisionit "Monster Fish" në National Geographic Channel.

Boramy u kap javën e kaluar jashtë Koh Preah, një ishull përgjatë pjesës veriore kamboxhiane të lumit. Ajo theu rekordin edhe të një mustaku gjigant me peshë 293 kilogramë që u kap në rrjedhën e sipërme në Tajlandën veriore në 2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco