Zvicër, nisin procedurat për kërkimin e 'materies së errët'

Zvicër, nisin procedurat për kërkimin e 'materies së errët'

13:57, 20/04/2022
A+ Aa A-

Pas një ndërprerjeje të punës për shkak të pandemisë së Covidit, shkencëtarët në qendrën studimore CERN, në Zvicër, janë vënë për të zbuluar një nga enigmat më të mëdha të shkencës dhe universit, materien e errët.

 Deri më tani kjo lëndë ka qenë subjekt i filmave dhe romaneve fantastiko-shkencorë, teksa sot shkenca po kërkon të vërtetojë fillimin e universit dhe zgjerimin e tij.

Shkencëtarët në qendrën më të madhe evropiane të kërkimeve për fizikën modern, në CERN të Zvicrës, do të nisin eksperimentimet këtë javë për të zbuluar një nga enigmat e mëdha të universit, materien e errët.

Në qendrën kërkimore ku më herët u zbulua edhe grimca nënatomike e bosonit Higgs, shkencëtarët janë të vendosur për t’i dhënë udhë zgjidhjes së njërit prej mistereve të mëdha të universit.

Fizikanët shpresojnë se rifillimi i përplasjeve atomike në tunelet 27 kilometër të gjatë me një teknologji super të sofistikuar, do të ndihmojë në kërkimin e së ashtuquajturës "materie e errët".

Sipas shumë fizikantëve, kjo lëndë shtrihet përtej universit të dukshëm. Lënda e errët mendohet të jetë pesë herë më e përhapur se lënda e zakonshme, por nuk thith, reflekton apo lëshon dritë. Kërkimet deri më tani për shkencëtarët dhe qendrat kërkimore anekënd botës kanë dalë duarbosh.

Sipas teoricienëve të fizikës moderne, antimateria është krijuar në sasi të njëjtë si material, në momentin e Bing-Bengut i cili krijoi universin. Por që nga ajo kohë antimateria duket se është zhdukur nga universi.

Antimateria dhe materia kur vihen në kontakt me njëra-tjetrën asgjësohen. Ajo është e përbërë nga kundërgrimcat që përmban lënda normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco