Asteroidi ‘potencialisht i rrezikshëm’ do të kalojë afër Tokës më 18 janar

Asteroidi ‘potencialisht i rrezikshëm’ do të kalojë afër Tokës më 18 janar

08:21, 13/01/2022
A+ Aa A-

Një asteroid i madh me diametër 1 kilometër do i afrohet Tokës më 18 janar në një distancë të sigurt, pothuajse dy milionë kilometra larg  nga Toka, por jo aq e largët për një asteroid të kësaj madhësie.

Shkëmbi i madh hapësinor i quajtur "7482 (1994 PC1)" po lëviz me një shpejtësi prej 70,415 kilometra në orë dhe nuk do t'i afrohet më  Tokës kaq afër në këtë shekull, sipas llogaritjeve të bëra nga astronomët e Agjencisë Hapësinore të SHBA-së (NASA).

Asteroidi u zbulua në vitin 1994 dhe rrotullohet rreth Diellit çdo 572 ditë.

Në vitin 1933 asteroidi  ishte më afër Tokës, në një distancë prej 1.1 milion km dhe nuk do të jetë më aq afër deri në vitin 2105, sipas vlerësimeve të NASA-s dhe Caltcech.

Asteroidi është klasifikuar nga NASA si potencialisht i rrezikshëm, një emërtim që i jepet çdo asteroidi me një diametër prej më shumë se 140 metrash, dhe që është më pak se 7.5 milionë kilometra larg nga Toka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco