Japoni/ Panasonic pritet të ofroj punë vetëm me 4 ditë në javë

Japoni/ Panasonic pritet të ofroj punë vetëm me 4 ditë në javë

10:43, 10/01/2022
A+ Aa A-

Gjigandi japonez i elektronikës Panasonic është kompania më e fundit që do të ofroj vende pune me vetëm katër ditë në javë.

Siç njoftojnë mediat vendore, kjo po bëhet për të përmirësuar jetën e punëtorëve, pasi që japonezët njihen për kulturën intensive të punës.

“Ne duhet të mbështesim mirëqenien e punëtoreve tanë”, është shprehur para investitorëve shefi ekzekutiv i kompanisë Yuki Kusumi.

Panasonic shpreson t’u japë punëtorëve më shumë kohë për të ndjekur interesat e tyre personale.

Kompania po shkon gjithashtu drejt aranzhimeve më fleksibël të punës, që përfshinë inkurajimin e punëtorëve për të punuar në distancë dhe lejimin e tyre të vendosin nëse duan të transferohen në një qytet tjetër pa familjet e tyre.

Gjatë 2020-së, vetëm 8 për qind e kompanive japoneze kanë ofruar dy ditë pushim për punëtorët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco