Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ky është aeroporti më i mirë në Evropë

Ky është aeroporti më i mirë në Evropë

13:30, 02/11/2021
A+ Aa A-

Aeroporti i Zyrihut është vlerësuar si aeroporti më i mirë në Europë, nga The World Travel Awards, programi që konsiderohet si organizmi ndërkombëtar kryesor për vlerësimin e sektorit të udhëtimeve dhe turizmit global.

Aeroporti më i madh i Zvicrës mban këtë titull për të 18-in vit radhazi, që prej vitit 2004. Ai ka një infrastrukture moderne dhe është vetëm 11 minuta me tren larg nga qendra e qytetit.

Programi prestigjioz që vlerëson industrinë e turizmit, linjat ajrore dhe hotelerinë thotë se aeroporti u vlerësua edhe këtë vit për shkak të zbatimit të një game të gjerë të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe punonjësve gjatë pandemisë së Covid.

Masat për mbrojtjen e udhëtarëve dhe stafit përfshinin ndër të tjera sigurimin e paneleve ndarëse në sportelet e kontrollit dhe mbi 200 stacione higjienike me maska dhe dezinfektues.

Aeroporti i Zyrihut është gjithashtu një nga liderët në fushën e mbrojtjes së klimës. Duke filluar që nga viti 1991 për të vlerësuar konsumin e energjisë dhe emetimet klimatike, deri më sot aeroporti ka reduktuar emetimet e karbonit me pothuajse 50%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco