VIDEO/ Do të guxonit? Burri qëndron i zhveshur në akull për tre orë e një minutë për rekordin Guinness

VIDEO/ Do të guxonit? Burri qëndron i zhveshur në akull për tre orë e një minutë për rekordin Guinness

22:00, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një burrë lituanez, ka qëndruar 3 orë e 1 minutë në akull, për të shënuar rekordin botëror 'Guinness'.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Valerjan Romanovski ka thyer rekordin ‘Guinness’ për qëndrimin më të gjatë në akull.

Siç shihet në video, burri qëndron i zhveshur brenda një ene plotë më akull, dhe vetëm kokën ka jashtë akullit.

Eventi u zhvilluar në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e 'Guinness' ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë.

Rekordi aktualisht mbahet nga francezja Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco