Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Zbulohet vendi se ku mund të kërkohet për jetë në Mars, NASA publikon pamjet

Zbulohet vendi se ku mund të kërkohet për jetë në Mars, NASA publikon pamjet

10:12, 10/10/2021
A+ Aa A-

Ekipi shkencor i NASA, që po merret me studimin e informacioneve të mbledhura nga roboti endacak i lëshuar në planetin Mars, duket se janë lehtësuar pasi kanë zbuluar se ku mund të kërkojnë për shenja jete. Ata janë të sigurtë tani se kanë mundur ta dërgojnë robotin në një vend që mundëson gjetjen e shenjave të lashta të jetës në këtë planet. Roboti që shkeli në Planetin e Kuq në shkurt të këtij viti ka dërguar foto të shumta nga zonat në të cilat ka udhëtuar. Imazhet e fundit të analizuara nga shkencëtarët tregojnë robotin të ulur në një sipërfaqe që mendohet të ketë qenë një liqen i madh i ushqyer nga lumenj gjarpërues prej perëndimit, rreth 3.5 miliard vjet më parë, kohë kjo kur klima e Marsit mendohet të ketë qenë shumë herë më e mirë.

Ata besojnë tashmë se faktet tregojnë se si sistemi i lumenjve ka formuar liqenin, rrjedha e të cilëve filloi më pas të ngadalësohej e të thahej duke krijuar sedimente, njëjtë me ato që kemi kudo në tokë. Në të tillë mjedis mikro-organizmat mund të kenë lulëzuar e gjurmët e tyre mund të jenë ruajtuar deri sot.

Ekipi i shkencëtarëve pritet të dërgojnë robotin në bazën kryesore të këtyre shkëmbinjve për të marrë material në ato që quhen ‘gurë balte të imët’. Gjithashtu, ata synojnë të eksplorojnë një unazë shkëmbinjsh karbonatikë, që ka të ngjarë të përfaqësojnë brigjet e liqenit në kohën kur ai ishte në pikën kulmore të thellësisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco