A do ta godas Tokën asteroidi i rrezikshëm ‘Apophis’? Përgjigjet NASA

A do ta godas Tokën asteroidi i rrezikshëm ‘Apophis’? Përgjigjet NASA

11:04, 27/03/2021
A+ Aa A-

Që nga zbulimi tij në 2004, asteroid ‘Apophis’ është konsideruar si një nga më të rrezikshmit për të goditur Tokën në një të ardhme jo shumë të largët.

Por sipas agjencisë hapësinore amerikane (NASA), llogaritet e reja të orbitës së saj i bëjnë shkencëtarët të vlerësojnë se kjo sigurisht nuk do të ndodh në 100 vitet e ardhshme apo më shumë.

Me një diametër rreth 340 metra, Apophis u konsiderua si një kërcënim serioz kur u vlerësua se do të kalonte afër Tokës në prill të 2029, megjithëse analizat e mëpasshme nuk treguan rrezik përplasje.

Deri më tani kishte ende një shans të vogël për tu përplasur me Tokën në 2068, por edhe kjo u eliminua pas llogaritjeve të reja me ndihmën e vëzhgimeve të reja nga teleskopët gjatë kalimit të fundit të Apophis në një distancë prej 17 milion km në 5 Mars. 

Por për disa dekada të tjera pas vitit 2068 ky asteroid nuk pritet të përbëjë një kërcënim për planetin tonë.

''Një përplasje në 2068 nuk konsiderohet më e mundshme dhe llogaritjet tona nuk tregojnë rrezikun më të vogël të një përplasje për të paktën 100 vitet e ardhshme," tha David Farnokia i Qendrës së NASA -s për Studime të Afër-Tokës (CNEOS). 

Apophis nuk i përket rripit të asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit, si shumica e asteroideve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco