Udhëtimi hapësinor një hap më pranë njerëzve, inxhinierja krijon ‘kostumin e gravitetit’

Udhëtimi hapësinor një hap më pranë njerëzve, inxhinierja krijon ‘kostumin e gravitetit’

12:12, 15/08/2020
A+ Aa A-

Me dërgimin dhe rikthimin e suksesshëm të ekuipazhit të SpaceX Creë Dragon, udhëtimi hapësinor po bëhet gjithmonë e më shumë një realitet për të gjithë njerëzit.

Por një kohë e gjatë jashtë gravitetit të Tokës mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë dekalcifikimin e kockave, atrofi muskujsh dhe sasi më e ulët e oksigjenit në tru.

Astronautët raportojnë gjithashtu shikim të turbullt dhe dhimbje koke.

Tani një inxhiniere e re ka zhvilluar një ‘kostum graviteti’ që mund të ndihmojë udhëtarët e hapësirës në të ardhmen të përballojnë këto efekte.

Kostumi përdor një sistem vakuumi që krijon një presion negative duke shtyrë presionin e gjakut në pjesën e fundit të trupit dhe duke gjeneruar forca për të mbrojtur kockat dhe muskujt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco