Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

10 shpërthimet më të fuqishme në histori

10 shpërthimet më të fuqishme në histori

12:38, 05/08/2020
A+ Aa A-

Shpërthimet, si natyrore, ashtu edhe ato të bëra nga njeriu, kanë shkaktuar frikë dhe terror me shekuj.

Më poshtë janë 10 nga shpërthimet më të fuqishme që bota ka parë ndonjëherë.

Katastrofa në Teksas

Image

Një zjarr në bordin e anijes së ngarkesave SS Grandcamp në Texas City në vitin 1947 shpërtheu 2.300 ton nitrat amoniumi një përbërës I përdorur për plehëra dhe eksploziv të lartë. Shpërthimi goditi dhe dy avion teksa ishin në fluturim dhe shpërthimi shkaktoi një reagim zinxhir duke shpërthyer dhe rafineritë e afërta. Nga ky shpërthim vdiqën 600 njerëz dhe u plagosën afro 3.500. Ky shpërthim konsiderohet si aksidenti më i keq industrial në historinë e Sh.B.A.

Shpërthimi në Halifax

Image

Më 1917, një anije transporti francez i ngarkuar me eksploziv për Luftën e Parë Botërore aksidentalisht u përplas me një anije belge në portin e Halifax, Kanada.  Shpërthimi u pasua nga një re e bardhë 6,100 metra mbi qytet dhe provokoi një cunam 18 metra në lartësi. Për afro 1.2 milje (2 km) përreth qendrës së shpërthimeve, pati shkatërrim të plotë dhe afërsisht 2,000 njerëz u vranë dhe 9,000 u plagosën. Mbetet shpërthimi më i madh aksidental artificial në botë.

Çernobil

Image

Në vitin 1986, një reaktor bërthamor shpërtheu në Çernobil në Ukrainë, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik. Shpërthimi konsiderohet aksidenti më i keq bërthamor në histori, i cili shkaktoi një rrezatim radioaktiv 400 herë më shumë se bomba në Hiroshima duke kontaminuar më shumë se 200,000 kilometër katrorë tokë në Europë. Afërsisht 600,000 njerëz ishin të ekspozuan ndaj rrezatimit, dhe më shumë se 350,000 njerëz duhej të evakuoheshin nga zonat e kontaminuara.

Shpërthimi i Trinitetit

Image

Bomba e parë atomike në histori, e quajtur "vegël" u shpërtheu në Trinity Site afër Alamogordo, N.M., në 1945, duke shpërthyer me një forcë prej afro 20 kilotone të TNT. Armët bërthamore më vonë përfunduan Luftën e Dytë Botërore dhe krijuan në dekada frike nga asgjësimi bërthamor. Shkencëtarët kohët e fundit zbuluan se civilët në Neë Mexico mund të jenë ekspozuar mijëra herë në nivelin e rekomanduar të rrezatimit publik. Jack Aeby publikoi  foton e vetme të shpërthimit me ngjyra.

Shpërthimi Tunguska

Image

Shpërthimi misterioz pranë lumit Podkamennaya Tunguska në vitin 1908 rrafshoi rreth 500,000 hektarë (2,000 kilometra katrorë) të pyllit Siberian, një zonë gati me madhësinë e Tokios. Shkencëtarët mendojnë se shpërthimi u shkaktua  nga një asteroid ose kometë mbase (20 metra) në diametër dhe 185,000  në masë - shtatë herë më shumë se ai i Titanikut. Shpërthimi që rezultoi mund të ishte afërsisht aq i fortë sa katër megatona TNT - 250 herë më e fuqishme se bomba e atomike të rënë në Hiroshima

Mali Tambora

Image

Në 1815, Mount Tambora në Indonezi shpërtheu me forcën e afërsisht 1.000 megatone TNT, shpërthimi më i madh vullkanik në historinë e njerëzimit. Shpërthimi nxori rreth 140 miliardë ton magmë dhe vrau më shumë se 71,000 njerëz në ishullin Sumbaëa dhe Lombok aty pranë, por hiri që lëshoi ai krijoi anomali globale të klimës. Një vit më pas, 1816, u bë i njohur si Viti Pa Verë, me dëborë në qershor në Albany, N.Y.

Ngjarja e Ndikimit të Zhdukjes K-T

Image

Epoka e Dinosaurëve përfundoi në një kataklizëm afro 65 milion vjet më parë që vrau afërsisht gjysmën e të gjitha specieve në planet. Megjithëse hulumtimet sugjerojnë që planeti ishte në prag të një krize mjedisore para zhdukjes së Kretace-Tertariatit ose KT, kashta që theu shpinën e dinosaurit mendohet gjerësisht se ka qenë një ndikim kozmik me një asteroid ose kometë rreth gjashtë milje (10 km) të gjerë, duke shpërthyer me forcën e afro 10,000 gigatone të TNT, ose rreth 1.000 herë më të mëdha se arsenali bërthamor në botë. Përplasja do ta mbulonte botën me pluhur, do të ndizte zjarre globale dhe do të shkaktonte tsunam me mijëra metra të lartë.

Kometa Shoemaker-Levy 9

Image

Kometa Shoemaker-Levy 9 u përplas me Jupiterin në vitin 1994. Tërheqja gravitacionale e planetit gjigant largoi me forcë kometën duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm.

Supernova

Image

Supernova është një shpërthim yjor i fuqishëm dhe me shumë ndriçim. Supernova që ndriçoi më shumë u regjistrua në pranverën e vitit 1006. I njohur si shpërthim I artë tani si SN 1006 ndodhi afërsisht 7100 vjet dritë larg në një pjesë mjaft të afërt të galaktikës dhe ndriçoi aq shumë sa dhe natën e ktheu në ditë.

Gama

Image

Shpërthimet e rrezeve gama janë shpërthimet më të fuqishme të njohura në univers. Drita nga rrezet më të largëta gama, e quajtur GRB 090423, mbërriti në Tokë edhe pse rrezja ndodhej 13 miliardë vite dritë larg. Shpërthimi zgjati më pak se një sekondë dhe lëshoi 100 herë më shumë energji sesa dielli në 10 miliardë vjet. 

Dhe Big Bang

Image

Sipas shkencëtarëve, universi e ka origjinën nga Big Bang. Edhe pse shpesh konsiderohet si shpërthim – ndoshta referuar emrit të tij – në të vërtetë nuk ishte kështu. Në fillim, universi ishte jashtëzakonisht i nxehtë dhe i ngjeshur. Përgjithësisht thuhet se Big Bang shpërtheu nga një pikë e vetme, ndërkohë që të tjerë shkencëtarë theksojnë se hapësira nisi të zgjerohej dhe të mbante me veten galaktikat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco