Britania financon studimin enigmatik, heton pse koronavirusi sulmon disa etni më shumë

Britania financon studimin enigmatik, heton pse koronavirusi sulmon disa etni më shumë

11:06, 29/07/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarëve u është dhënë 4,3 milionë paundë për të hetuar pse njerëz nga minoritete etnike me ngjyrë apo aziatike kanë më shumë gjasa të humbin jetën për shkak të Covid-19, në mënyrë që të gjejnë një mënyrë për të ulur këtë disnivel.

Qendra britanike e kërkimit ‘UK Research and Innovation’ (UKRI) dhe ‘National Institute for Health Research’ (NIHR) kanë financuar 6 projekte kërkimore, të cilat do të ekzaminojnë lidhjen mes koronavirusit dhe etnisë.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se personat me këto etni kanë dy herë më shumë mundësi të humbin jetën kur sëmuren me COVID-19 se sa të tjerët.

Shpresohet se studimet do të hedhin dritë mbi këto të dhëna të pashpjeguara deri tani dhe do të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco