Britania nënshkruan marrëveshjen, 90 milionë vaksina nga gjigantët farmaceutikë

Britania nënshkruan marrëveshjen, 90 milionë vaksina nga gjigantët farmaceutikë

10:47, 20/07/2020
A+ Aa A-

Britania ka nënshkruar marrëveshje me dy gjigantë farmaceutikë për 90 milionë doza të vaksinave eksperimentale të ndryshme, nën frikën se vaksina e prodhuar nga vetë shteti nuk do të jetë gati në shtator.

Një marrëveshje u vendos për 30 milionë doza nga firmat gjermane BioNTech dhe Pfizer dhe 60 milionë nga Valneva franceze.

Kjo shifër i shtohet 100 milionë dozave që po zhvillohen nga universiteti i Oxford në partneritet me AstraZeneca.

Sekretari i biznesit Alok Sharma u shpreh se marrëveshjet e reja do të siguronin që Britania të kishte një vaksinë që do të mbrojë më të moshuarit nga rreziku i virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco