Kriminelët përdorin lodrën e vjetër për të vjedhur makina luksoze

Kriminelët përdorin lodrën e vjetër për të vjedhur makina luksoze

11:39, 14/07/2020
A+ Aa A-

Pajisje të vjetëra lojërash elektronike janë shndërruar në mjete 20,000 paundëshe, me të cilat mund të hapësh makina pa thyer dritaret, ka paralajmëruar departamenti policor.

Tashmë hajdutët po përdorin pajisje të sofistikuara për të vjedhur makina luksoze, pa pasur nevojë për ta bërë këtë me dhunë.

Një nga këto pajisje shitet nga SOS Auto Keys – një firmë teknologjie në Bullgari. Ajo ndërtohet nga pjesë të ngjashme me lojën e vjetër Nintendo Game Boys.

Kjo pajisje e sofistikuar besohet të  bëhet më e lirë, për shkak se mendohet se do të gjendet më lehtë në treg.

Pajisja vjen së bashku me paralajmërimin se nuk duhet përdorur për qëllime anti-ligjore, por duket se kjo nuk i ka ndaluar njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco