'Blerje për hakmarrje', fenomeni që po ringjall ekonominë e Kinës

'Blerje për hakmarrje', fenomeni që po ringjall ekonominë e Kinës

11:32, 18/06/2020
A+ Aa A-

Në Kinën e sapodalë nga karantina po vihet re një rritje në blerje, të cilat lidhen me një fenomen të veçantë.

Banorët po fillojnë sërish të blejnë çanta, këpucë dhe bizhu luksoze sërish, duke u dhënë bizneseve një mundësi për të dalë nga kriza.

Fenomeni që besohet të ketë shkaktuar shtimin e blerjeve njihet si 'blerje për hakmarrje'.

Pas shumë javëve të izoluar, njerëzit po shfryjnë dëshirat e tyre të mbledhura dhe po harxhojnë më shumë para.

Tiffany tregon se shitjet në prill u rritën me 30%, ndërsa në maj u rritën deri në 90%, krahasuar me të njëjtët muaj në vitin që shkoi.

Marka të tjera luksoze si Burberry, Swiss dhe Richemont kanë pasur rritje në shitje falë 'blerjeve për hakmarrje'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco