FOTO/ Gjinia e tretë në ishullin e Tahitit

FOTO/ Gjinia e tretë në ishullin e Tahitit

13:31, 17/06/2020
A+ Aa A-

Në ishullin polinez të Tahitit thuhet se ekziston një dukuri e ngjashme me shqisën e gjashë, e cila nuk i përket as një mashkulli dhe as një femre. 

Kjo shqisë është tipari karakteristik i 'mahu', një komuniteti që njihet si jashtë ndarjes mashkull-femër.

"Komuniteti mahu ka një ndjeshmëri që burrat apo gratë nuk e kanë," thotë fotografja zviceriano-guineane Namsa Leuba.

Fotot që ajo i ka bërë kësaj gjinie të tretë shfaqen në ekspozita në Londër.

Në Tahiti mahu konsiderohen si një gjini e tretë, e lindur biologjikisht si meshkuj, por që shquhet si e veçantë që në faza të hershme të jetës.

Identiteti i tyre është pranuar nga fshati që në origjinë dhe ky komunitet luan një rol të rëndësishëm shpirtëror dhe social, si gardianë të riteve kulturore dhe kërcimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco