Si koronavirusi sulmon trurin

Si koronavirusi sulmon trurin

08:40, 16/06/2020
A+ Aa A-

Sikur sulmi agresiv i COVID-19 ndaj mushkërive të mos mjaftonte, ekspertë britanikë po fillojnë të paralajmërojnë për ndikimin e virusit në tru dhe nerva.

është vënë re se koronavirusi ka shkaktuar probleme si psikoza, mania, depresioni, këputja, si dhe disa gjendje të rralla dhe të tmerrshme si katatoni ('fikje' mendore dhe fizike) dhe sindromën Guillain-Barre, ku sistemi imunitar i personit shkatërron nervat e veta.

Shkencëtarët paralajmërojnë gjithashtu për dëme afatgjata si depresioni, sidomos në moshat e reja.

Mbretëria e Bashkuar ka krijuar një qendër për të monitoruar rastet e tilla. E quajtur CoroNerve, qendra përfshin shoqatën e neurologëve britanikë dhe kolegjin mbretëror të psikiatërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco