Kozmosi është shumë më i vjetër nga sa mendohej, zbulon Hubble

Kozmosi është shumë më i vjetër nga sa mendohej, zbulon Hubble

10:33, 11/06/2020
A+ Aa A-

Formacioni i parë i yjeve dhe galaksive u krijua shumë më herët nga sa mendohej më parë.

Zbulimet e reja erdhën nga teleskopi Hubble, të cilin astronomët e kanë përdorur për të studiuar brezin e parë të yjeve. Këta të fundit njihen si yjet e Popullatës së Tretë.

Skuadra vërtetoi që universi i hershëm ishte zhvilluar rreth 500 milionë deri në 1 miliardë vite më parë, duke studiuar formacionin MACS J0416, i cili është 4 miliardë vite dritë nga Toka.

Rachana Bhatawekar nga ESA, drejtuese e studimit, thotë: "Ne nuk gjetëm asnjë provë të yjeve të Popullatës III në këtë interval kozmik."

Ky përfundim do të thotë se këto yje dhe galaksitë e para ishin shumë më të vjetëra nga sa mendohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco