Ja pse muzeu i parë për Freddie Mercury ndodhet në Zanzibar

Ja pse muzeu i parë për Freddie Mercury ndodhet në Zanzibar

12:21, 10/06/2020
A+ Aa A-

Në një rrugicë të ngushtë në lagjen historike 'Stone Town' të Zanzibar, një ndërtesë e vjetër mirëpret vizitorë.

Në qendër të sallës së saj ndodhet një piano e zezë me një të shkuar të veçantë: ajo u luajt dikur nga djaloshi Farrokh Bulsara, i njohur nga gjithë bota si Freddie Mercury.

Lideri i grupit legjendar të rrokut Queen u lind në Zanzibar, fakt ky që shumë pak njerëz e dinë.

Në vendlindjen e tij ndodhet dhe muzeu i parë i ndërtuar në nder të artistit të jashtëzakonshëm.

Javed Jafferji është bashkë-pronari i tij. Ai tregon se u bë fans i Freddie-t, kur ishte student në 1985.

Ai vendosi të ndërtonte një muze në nder të tij, duke u përballur me shoqërinë, e cila nuk e aprovon shfaqjen e homoseksualitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco