Autorja e Harry Potter sulmohet në internet si 'transfobike'

Autorja e Harry Potter sulmohet në internet si 'transfobike'

15:00, 07/06/2020
A+ Aa A-

Autorja e “Harry Potter”, J.K. Rowling, është sulmuar ashpër në rrjete sociale për shkak të përgjigjies së saj ndaj një shkrimi.

Shkrimi tiullohej : "Të krijuarit e një bote më të mirë post-Covid-19 për njerëzit që kanë menstruacione”.

Ajo ironizoi termin e përdorur 'njerëz me menstruacione', duke shkruar : “Njerëz që kanë menstruacione. Jam e sigurt që ka një fjalë për këta njerëz.” Më pas, ajo shtoi “wumben? wimpund? woomud?” që ngjason me fjalën “women” (gra).

Por ndjekësit e saj në Twitter e quajtën atë 'transfobike' për shkak se sipas tyre edhe njerëzit që nuk kanë një identitet gjinor mund të kenë menstruacione. Rowling nga ana tjetër i kritikoi se po e quanin padrejtësisht transfobike dhe nuk po e lejonin të shfaqte mendimin e saj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco