Japoni/Ligji i ri ndalon ecjen duke parë në telefon

Japoni/Ligji i ri ndalon ecjen duke parë në telefon

12:36, 01/06/2020
A+ Aa A-
Shumë nga ne shohin në telefon kur jemi duke ecur, për të gjetur rrugën e duhur apo dhe thjesht për të kaluar kohën.
Por kjo gjë mund të jetë e jashtëligjshme së shpejti në qytetin Yamato, në prefekturën Kanagaëa, Japoni.
Anëtarët e këshillit të qytetit do të votojnë në propozimin e ri për të ndaluar këtë aktivitet, pasi kërkimet zbuluan se shumë njerëz shohin në telefona kur ecin.
Sipas Sora Neës 24, kërkuesit vrojtuan 6000 njerëz të ecnin në 2 stacione treni në Yamato dhe zbuluan se 12% e tyre shihnin telefonin, teksa e bënin këtë.
Pretendohet se ky aktivitet ka ndikuar në rritjen e aksidenteve, pasi njerëzit shpërëndrohen në rrugë nga telefonat e tyre.
Nëse votohet pro ligjit, Yamato do të jetë qyteti i parë në Japoni që ndalon ecjen në rrugë me sytë në telefon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco