Nike thotë 'Don't Do It' në mesazhin kundër racizmit

Nike thotë 'Don't Do It' në mesazhin kundër racizmit

10:49, 01/06/2020
A+ Aa A-
Marka e famshme e njohur për fushatën e saj inkurajuese 'Just Do It', ka vendosur të ndryshojë mesazh. 
Në një postim në rrjetin social Instagram Nike ka shpërndarë një video ku tashmë thotë 'Don't Do It' , 'Mos e bëj'. Kjo lëvizje është një mënyrë për të ndërgjegjësuar njerëzit kundër racizmit, nxitur nga protestat në Amerikë.
Mesazhi thotë: 'Kësaj here, mos e bëj. Mos u shtir se nuk ka një problem në Amerikë. Mos i kthe shpinën racizmit. Mos prano që jetë të pafajshme të na merren. Mos krijo më justifikime. Mos mendo që kjo nuk të prek ty. Mos qëndro pa bërë gjë, i heshtur. Mos mendo që nuk mund të jesh pjesë e ndryshimit. Le të jemi të gjithë pjesë e ndryshimit.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco