Pandemi/2,4 milionë pacientë me kancer vuajnë anullimet e takimeve mjekësore

Pandemi/2,4 milionë pacientë me kancer vuajnë anullimet e takimeve mjekësore

08:54, 01/06/2020
A+ Aa A-
Pothuajse 2.5 milionë pacientë me kancer, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, kanë hmbur testime dhe trajtime të rëndësishme për shkak të pandemisë.
Teksa sistemi mjekësor përpiqet të kthehet në normalitet, po vihen re vështirësi në trajtimin e personave të neglizhuar për shkak të mbushjes së spitaleve me pacientë të COVID-19.
Agjencia e kërkimeve shkencore për kancerin në Britani thotë se 2.1 milionë pacientë po presin testime vitale për kancerin e gjirit, cervikales dhe zorrës.
290,000 të tjerë kanë humbur takime të rëndësishme, në të cilat do të merrnin vesh nëse ishin të diagnostikuar me kancer ose jo.
Të paktën 21.600 pacientë kanë vuajtur për shkak të shtyrjes së operimve, kimioterapisë apo radioterapisë. 
Disa nga këto procedura mund të kishin shpëtuar ose zgjatur jetë, por për shkak të rregullave të vendosura gjatë pandemisë ato janë shtyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco