Tre vëllezër u shtruan në spital, u pickuan nga merimanga pasi donin të bëheshin superheronjë si Spider-Man

Tre vëllezër u shtruan në spital, u pickuan nga merimanga pasi donin të bëheshin superheronjë si Spider-Man

14:41, 26/05/2020
A+ Aa A-

Tre vëllezër në Bolivi u shtruan në spital pasi lejuan një merimangë ‘Vejusha e Bardhë’ t’i pickonte sepse donin të bëheshin Spider-Man.

Djemtë në moshën 8, 10 dhe 12 vjecare ishin në arat e qytetit Chayanta, në rajonin e Potosi, Bolivi.

Duke shpresuar se do të shndërroheshin në superheroin e tyre të preferuar, ata iu afruan Vejushës së Bardhë dhe e ngacmuan me një shkop deri sa ajo i kafshoi të tre.

Për habinë e tyre, por të askujt tjetër, djemtë nuk u shndërruan në Spider-Man por u detyruan të shtroheshin në spital për tu trajtuar nga helmi i merimangës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco